
Zi e madhe/ Korona i merr jetën bilbilit të këngës popullore shqiptare Mbrëmje e trishtë për muzikën qytetare fierake. Timo Lule ka humbur jetën në moshën 95-vjeçare. Lule nuk i ka shpëtuar komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19, duke u ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në një spital në Como të Italisë.




Karrierën muzikore Timo Lule do ta niste në Ansamblin e Ushtrisë ku nën drejtimin e mjeshtrit Gaqo Avrazi do të këndonte krahas mjeshtrave Mentor Xhemali, Ibrahim Tukiçi, Xhoni Athanas, Maliq Herri, etj. /Hap marketingun dhe shfaqen pamjet ekskluzive



