Zbulim i madh arkeologjik gjatë ndërtimit të një shkolle në Durrës

Delegacioni Europian në Tiranë ka shpërndarë fotot dhe një tekst, për një zbulim arkeologjik, gjatë ndërtimit të një shkolle të re në Durrës.

Zbulime të mahnitshme në kantierin e shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, pjesë e programit #EU4Schools. Arkeologët zbuluan struktura dhe artefakte të lashta, duke i shtuar njohuri të vlefshme historisë së qytetit.

Kjo shërben si rikujtesë e rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, shkruan delegacioni i BE në Tiranë.