




Ish-kryeministri Fatos Nano do të vijë mbrëmjen e sotme në një rrëfim të veçantë për jetën e tij, pas 11 vitesh mungesë në televizion. Opinion.la ka publikuar edhe pamjet e mbërritjes së Nanos në TvKlan, i cili ka shkuar me një mjet të llojit “Masserati”, ma targa ‘007’.




Në pamjet shihet Nano që s’e lënë ta lagë asnjë pikë shiu, pasi një person i qëndron me çadër në kokë gjithë kohës deri në momentin që futet brenda.
Në studio, shihet gjithashtu një tjetër person që kujdeset për paraqitjen e tij, teksa i rregullon xhaketën. Fatos Nano duket dhe i kujdesshëm për shëndetin, pasi maskën mbrojtëse ndaj Covid-19, nuk e heq për asnjë çast



