Ky është momenti i arrestimit të Fredi Belerit. Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.
Siç duket edhe nga pamjet, Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të lëshuar nga SPAK i janë afruar dhe i kanë vendosur prangat atij dhe shoqëruesëve të Belerit.
Fredi Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë.