




E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar Shkënda Lili e cila ka një profesion shumë të veçantë dhe jo shumë të përhapur në vendin tonë, ajo është një dedektive private.




Shkënda Lila ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë dhe gjithashtu ka bërë një shkollë profesionale për detektive. Pasi mbaroi fakultetin, ajo rastësisht dëgjoi që ekzistonte një shkollë profesionale 1-vjeçare për profesionin e detektivit. Që e vogël ajo kishte maninë për të kërkuar gjëra të reja dhe për të “gërmuar” në gjërat që asaj i dukeshin të dyshimta.Ajo është e martuar dhe ka një fëmijë. Prej gati 5 vitësh Shkënda ka zyrën e saj detektive dhe gjithashtu ka krijuar dhe stafin e saj me të cilin punojnë për çështje të caktuara.
Dy muajt e karantinës nuk kanë punuar, më pas ka nisur punën me rritje rastesh për dyshime për tradhti dhe ajo çka vihet re është se janë burrat ata që kanë dyshime për gratë për tradhti bashkëshortore.Per me shume, shtyp hapesiren ne vazhdim dhe shikoni videon e plote



