Erion Veliaj gënjen hapur sa i takon mbështetjes që ka marrë nga artistët. Ai u pyet në “Opinion” se ata nuk janë pagur, pasi i ka miq dhe e kanë mbështetur për njohjet mes tyre.
Por ai gënjen hapur, pasi vetëm Noizy mori 50 mln lekë për koncertin e pak javëve më parë. Pra vërtet Veliaj mund të mos u ketë dhënë para në dorë, por i shpërblen në koncerte dhe me qoka të tjera.
“Ka ardhur spontanisht. Shumë prej miqve kanë thënë a mund të prodhojmë një minivideo. E filluan disa të parë që e nisën. Pjesa më e madhe e kanë çuar vetë, ose kanë bërë një mbjellje, kanë thënë diçka. Jo aspak. Bashkia e Tiranës i ka mbështetur të gjithë. Nëse do të dish ekzaktësisht më shumë ka mbështetur ata që sot mbështesin opozitën. Pra Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka kanë qenë të mbështetur nga Bashkia e Tiranës, ndoshta dhe më shumë. Fakti që mua nuk më shqetëson është që të gjithë janë mbështetur për çdo projekt. Unë nuk di të kem refuzuar një propozim në Bashkinë e Tiranës për të mos e mbështetur. Fakti që disa njerëz janë mirënjohës, ndërsa disa indiferentë, fakti që disa njerëz thonë ‘hej unë e kam edhe një feeling personal’. Unë me Alban Skënderaj njihem prej 20 vitesh”, tha Veliaj.