Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • U martua me shkuesi, pas nje muaji martese dhëndrri ankohet: Ejani merreni, Nusja nuk eshte e virgjer, nuk eshte per mua..

U martua me shkuesi, pas nje muaji martese dhëndrri ankohet: Ejani merreni, Nusja nuk eshte e virgjer, nuk eshte per mua..

admin
October 18, 2020 No Comments


Daja i një vajze të re të sapomartuar, dyshohet se kanosi dhe kërcënoi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë të martesës ajo nuk ishte e virgjër dhe ndaj ajo duhet të kthehej tek prindërit. Ngjarja që është zbardhur nga komisariati numër pesë në Tiranë, u zbulua nga denoncimi i dhëndrit të trembur, i cili u martua në mes të muajit shtator dhe në një nga ditët e asaj që duhet të ishte si muaji i mjaltit, telefonoi vjehrrën duke i thënë: hajde merr vajzën, nuk ishte e virgjër!

Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Si, A. T, i moshës 34 vjeç jeton në një fshat në periferi të Tiranës. Ai është nga fshatrat e Shkodrës dhe u martua me shkuesi gjatë muajit shtator, tre muaj pasi të dyja familjet ndërhynë për t’i njohur e për t’i lidhur në martesë. I riu tregon në komisariatin numër pesë “problemet mes meje dhe L. nisën menjëherë pas natës së parë, ne nuk bëmë celebrime. Gjatë kryerjes së marrëdhënieve bashkëshortore konstatova që nuk ishte e virgjër. Një javë pasi konstatova këtë problem vura në dijeni mamanë time pastaj telefonova mamanë e L. I thashë në telefon që ajo nuk ishte vajzë, nuk ishte grua për mua dhe se duhet të vini ta merrni”, shprehet në denoncimin e kryer në polici dhëndri i ri. Por më tej dhëndri tregon se pikërisht përgjigjja që mori nga ana tjetër e telefonit nga vjehrra ishte “do ta mbash me detyrim, përse nuk na vure në dijeni që natën e parë të martesës”.

Problemet për A. T kanë nisur në ditët në vazhdim, ku ai ka marrë telefonatë nga daja i L. , i cili e ka kërcënuar disa herë. “Më tha nëse e lëshon L. do të dalë punë, më tha më mirë mbyllu në shtëpi”. Sipas dhëndrit kërcënuesi është daja i dytë i nuses dhe këtë person ai e ka njohur ditën kur është shpallur fejesa. “Nuk e di nëse ky person disponon armë zjarri – thekson A.T, por kërkoj që ky shqetësim të ndiqet ligjërisht”.

Burimet bëjnë të ditur se menjëherë është marrë në pyetje nusja e re, e cila fillimisht tregon që pas natës së parë të martesës nga frika ka treguar se kush ishte personi me të cilin ajo kishte pasur një lidhje. “A. më pyeti a kisha pasur ndonjë lidhje, më tha trego të vërtetën se do jesh gruaja ime. I tregova – shton e reja. Ai mori në telefon në sy tim dhe kërkoi – hajdeni merreni se nuk është e virgjër. Dhunë fizike nuk ka pasur ndaj meje, por kërcënime si nga burri edhe nga vjehrri dhe vjehrra kam pasur”. E reja kujton se vjehrri i ka thënë “ti ke dashnor? E frikësuar pranova që po. Ua thashë këtë gjë kur ata po pinin kafe dhe nga frika se në mur kishin një çifte. Më pas aty erdhi im shoq , ata i treguan çfarë pranova unë nga frika, im shoq më kapi nga flokët dhe se më gjuajti me shpulla”.

Sipas burimeve policore të gazetës Si është kryer këqyrja dhe kontrolli i banesës së dajos, të cilit nuk i është gjetur asnjë send i paligjshëm. Dajo deklaron: nuk e kam kërcënuar në asnjë moment dhëndrin, vetëm e kam sharë. më njoftoi motra e L, pra mbesa e cila më dërgoi një video, ku mbesa L . po merrej në pyetje nga dhëndri dhe vjehrri e vjehrra dhe ajo aty pranonte se kush ishte personi që kishte pasur të dashur para martese. E mora në telefon dhe i thashë: ca janë këto gjëra a jena miq, por dhëndëri më tha: nuk jena më miq, hajde merr mbesën pasi nuk ka dalë e ndershme. U shamë të dy, i thashë për çfarë arsyeje po i bëni këto gjëra që kujtoheni pas 30 ditëve martesë por dhëndri kërkoi: hajdeni merreni, nuk është grua për mua.

E ëma e nuses së re pretendon nga ana e saj se jeta e të bijës rrezikohet, por se ky nuk është aspak shkak për ndarje: ata duan ta lëshojnë pasi ime bijë nuk di të bëjë pune shtëpie dhe u kujtuan shumë vonë, nëse nuk ishte e ndershme të na thoshin ditën e nesërme këmbëngul gruaja që po ashtu shton para oficerit të komisariatit numër Kamëz: ata po na turpërojnë, ime bijë tani nuk është më e virgjër dhe nuk ma merr më askush. Policia tregon për gazetën Si se dosja do referohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike, pasi rezulton që përgjatë dy ditëve të fundit përpara denoncimit daja ka telefonuar plot 21 herë në numrin e dhëndrit.

Post navigation

Nuk e tregojnë/ Ky është sekreti për ta bërë brumin e picës si shef kuzhine
Hidhni vetëm disa pika të këtij locioni në fytyrën tuaj, dhe do t’ju bëjë të dukeni 10 vjet më të rinj!

Related Articles

E FUNDlT – Nuk do ta besoni sa kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

admin
May 24, 2022 Comments Off on E FUNDlT – Nuk do ta besoni sa kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

Burgim me kusht dhe i konfiskohet certifikata veteranit të rrejshëm të UÇK-së nga Skenderaj

admin
May 24, 2022 Comments Off on Burgim me kusht dhe i konfiskohet certifikata veteranit të rrejshëm të UÇK-së nga Skenderaj

Emocionuese, vajza e dëshmorit të njohur të UÇK-së, Dafina Buçaj bëhet avokate në ShBA

admin
May 24, 2022 Comments Off on Emocionuese, vajza e dëshmorit të njohur të UÇK-së, Dafina Buçaj bëhet avokate në ShBA
Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT