




Rreth 2 ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ku Lulzim Basha dhe pjesëtarë të tjerë të selisë blu, shprehën një lloj mbështetje dhe simpati për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo ka bërë që ambasadorja amerikane Yuri Kim të dalë me një deklaratë thumbuese e një mesazh të koduar për politikanët shqiptarë.




Ajo këshillon të lënë mbrapa historinë e vjetër që nuk do të sjellë asgjë të mirë për vendin dhe të përqendrohen tek e ardhja dhe tek dëshira për t’u përmirësuar.




“Shumë diskutime këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të merren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën.”-shkruan Yuri Kim.