




Ditën e djeshme mjekut të QSUT-së Ervin Prifti, iu sekuestruan nga SPAK 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. Shuma e parave u gjet në banesën e tij. Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 mijë lekë të vjetra u gjet në zyrën e tij në QSUT. Kujtojmë se emri i Ervin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua ditën e djeshme me arrestimin e 13 personave. Mjeku prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar nënën.




Skandal tjetër me mjekun e QSUT/ Qytetari: Më kërkoi 9600 euro për operacionin e dajes, ai ishte mirë
Por, siç duket ky nuk është rasti i vetëm që mjeku ka “zhvatur” qytetarët. Nga momenti në moment po dalin në dritë raste të reja, ku mjeku në fjalë i ka kërkuar rryshfete familjarëve të pacientëve të tij. Të shumta kanë qenë mesazhet e qytetarëve që kanë dërguar mesazh pranë redaksisë së JOQ ALBANIA për të treguar “eksperiencën” e tyre me mjekun në fjalë. Rasti i fundit, është i një qytetari i cili shprehet se edhe pse kishte shkuar në një klinikë private për një ndërhyrje në zemër që duhej të kryente daja e tij, Ervin Prifti i ka kërkuar 9600 euro. Ndërkohë, qytetari shton se kur u konsultua me një mjek tjetër i kushtoi 50 euro vizita dhe ilaçet, duke theksuar se daja gëzonte shëndet të plotë, por ishte bërë gabim në medikamentet që i kishin dhënë.



