Shqiptari që nuk fle gati 4 dekada tanimë (Video)

Faik Canolli nga Prishtina tash e 33 (reportazh në vitin 2014) nuk ka vënë gjumë në sy.

Ai thotë se nga ky viti 1981, kur e kishte lënduar këmbën, kishte pasur një intervenim kirurgjik në Ohër dhe prej atëherë më nuk ka mundur të flejë.

Canolli thotë se pagjumësia i shkakton telashe të mëdha. Thotë se ka qenë edhe në Gjermani për të gjetur ilaç, por nuk ia ka dalë, transmeton klan Kosova.

“Përveç që nuk po mund të flej, tash kam telashe edhe me harresën. Nuk po mund të mbaj mend”, thotë Canolli. /Telegrafi/