




Dekorimi i Avni Rustemit nga presidenti i Republikës me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, me motivacionin “për aktin e tij të lartë patriotik që kreu 100 vite më parë, duke asgjësuar arm.ikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së pavarësisë̈, e të sovranitetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali”, ka ngjallur reagime.




Mirela Bogdani deklaron se në dekorim ka terma kom.unist. Ajo e cilëson Avni Rustemin kil.ler me pagesë dhe thotë se dekorimi promovon vr.asjen. Krejt ndryshe e sheh çështjen historiani Pëllumb Xhufi.
Ai shprehet se Rustemi është patriot.
“Unë e miratoj dekorimin e dedikimin që i bëri presidenti. Avni Rustemi ishte idealist, ndërsa Esati njeri i kulisave”, shprehet Xhufi.
Xhufi gjykon se për të kuptuar Avni Rustemin, duhet ditur se kush ishte Esat Pasha për çka përmend faktin që va.rri i Esat Pashës është në varr.ezat e serbëve dhe nderohet nga ministrat serbë. Prej vitesh, qasja ndaj Esat Pashë Toptanit, ka qenë e ndryshme.




“Esat Toptani nuk është tradhtar siç̧ e tregon historiografia ko.muniste dhe Avni Rustemi nuk është he.ro, madje vra.sja e Esatit pre tij, është një njollë”, thotë Mirela Bogdani, kryetare e Shoqatës “Tirona Intelectum”.
Për Pëllumb Xhufin, situata në të cilën, Rustemi ndërmori aktin ekstrem, ishte tejet komplekse.
“Kur u krye atent.anti, Esati po i bente gjëmën vendit në Paris. Esati kishte cunguar vendin dhe kishte unifikuar me serbët” doganat e përfaqësitë diplomatike”, thotë historiani.




Ato që janë qëndrimet e historianëve, nga kryetarja “Tirona Intelectum”, shihen si këndvështrime komu.niste. Për Xhufin, Esat Pasha ndërsa gjendej në Paris po organizonte një kryengritje në Shqipëri që do te rrë.zonte qeverinë e Lushnjës, që t’i hapte udhë, planin të tij me serbët.
Por si mund te lexohet sot, politikisht, një akt i tille në një lu.ftë që përtej kufijve të shtetit shqiptar, ishte edhe për.plasje politike?
Për Bogdanin, motivacioni është skan.daloz, ndërsa për Xhufin, eli.minimi është një formë eks.treme e lu.ftës politike.




Xhufi i ndan kohët me njëra-tjetrën, kur është fjala për mesazhin qe jep sot dekorimi i Avni Rustemit për një vra.sje në ditët tona.
“Avniu ishte djalë i mësuar, ndërsa Esati njihte vetëm paranë”, thotë historiani.
Ndonëse vr.asja e Esatit ishte e 100 viteve më parë, siç thote Xhufi, paralelizmat nuk mungojnë. Për Bogdanin, dekorimi i Avni Rustemit për vra.sjen e Esat Pashës, jep mesazhin e pushkës për kundërshtarin.




Megjithëse historia e këtyre dekadave i ka trajtuar këto të dhëna për dy figurat historike, dasitë e dy qëndrimeve janë kryekëput të ndryshme, deri në kërkesën për heqjen e përmendores për Avni Rustemin.
Bogdani thotë se shoqata e saj, kërkon të hiqet busti i Avni Rustemit, ndërsa Xhufi, shprehet se tiranasit duhet të gjejnë referencë tjetër, jo Esatin, pasi mes Toptanasve, ka pasur shumë patriotë.




Kur pyetet për termin “asgjësimin e arm.ikut të brendshëm” si motivacion dekorate, Xhufi, thotë se në lu.ftë gjërat janë më të thjeshta. Megjithë këtë, dekorimi për një vra.sje per Xhufin nuk promovon vr.asjen e kundërshtarit sot.
“Dekorimi i Avni Rustemin nuk promovon vr.asjen. Shqipëria sot ka integritet, veç kur e shesin…”, thotë Xhufi.