Sekserët e Ilir Metës kapen dhe arrestohen duke blerë vota: Pazari i fundit, 100 mijë lekë vota dhe 50 mijë lekë naftë

Komunikimi për shit-blerje votash për Partinë e Lirisë ka vënë në pranga një 52-vjecar dhe një tjetër është vënë nën hetim. 52-vjeçar i identifikuar si Kristo Agalliu është arrestuar dhe Agron Duro, 61 vjeç po hetohet në gjendje të lirë.

Ky i fundit po bisedonte me koordinatorin e LSI në Kuçovë dhe i thoshte se do të sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra për 4 vota, nga të cilat 50 mijë lekë do të përdoreshin për naftë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër shtetas pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin komunikonin për shit-blerje votash.