Sa është pasuria e Edi Ramës? / A është Kryeministri vetë një oligark miliarder!?

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit “2022 International Narcotics Control Strategy Report” saktëson se kanabisi i Shqipërisë dërgohet në Turqi, dhe atje ndërrohet me dr.ogat e rënda si he.roina dhe ko.kaina, dhe pastaj kthehet në Shqipëri, dhe nëpërmjet karteleve të dr.ogës shpërndahet në Europë.

Pra, duket se Serbia ka dosje shumë më të rënda për Ramën se sa Greqia teksa e mban kaq të varur dhe në shërbim kaq të thellë. Tradita e kontrollit të UDB-së në Tiranë është e hershme…

Nga një specialist komunikimi, Edi Rama sot është kthyer në një rrangallë politike, që pret ditë të zeza për veten, dhe politikën e tij agresive, dhe aspak fisnike.

Ekspertët e propagandës, pas shumë kërkimesh, e gjetën një çelës’, se si Ramën ta bënin të pëlqyeshëm në Kosovë.

Nuk kishte asnjë zyrtar shtetëror të Partisë Socialiste, që gëzonte simpati të shqiptarëve, përveçse për një kohë të shkurtër kjo ndodhi me një socialist dhe politikan më të sinqertë, Pandeli Majkon, por as karriera e tij në krye të qeverisë nuk ishte e gjatë.

Mashtrimi Rama

Shqiptarët e Kosovës, pasi e panë se çfarë i kishte bërë Shqipërisë së dashur dhe vëllezërve të tyre Enver Hoxha, nuk mund ta kapërdinin çfarëdo apo kushdo që të vinte në pushtet nga socialistët. Në ditët e lu.ftës këtë e vulosi Fatos Nano me takimin në Kretë me Milosheviçin, ku shqiptarët dhe Kosovën në emër të shtetit shqiptar edhe njëherë i bëri kurban, duke u pajtuar me kasapin Millosheviç, se shqiptarët nuk kishin pse të kërkonin pavarësi, dhe se rruga e shqiptarëve të Kosovës kalonte nëpër Beograd.

Ata kishin fare pak mbështetje në Kosovë, përveç zyrtarëve të së majtës këtu dhe një pjesë tjetër që përfitonte nga pushteti i majtë në Kosovë.

Për ta thyer këtë ‘akull’, Edi Rama, pas shumë përpëlitjesh do të udhëzohet nga këshilltarë të tij, që të fillonte të fliste për ato gjëra që më shumë iu “dhembnin” dhe i preknin shqiptarët e Kosovës, se shqiptarët do të bashkoheshin në një shtet, se Serbia duhet ta njohë Kosovën (deklaratë në Beograd), e përplot dërdëllisje të tjera etj. Duke shfrytëzuar raste të përshtatshme, ai nuk do të hezitonte të bënte deklarata të rrejshme patriotike, sa herë i jepej rasti.

Në këtë mënyrë arriti, që të bëhet i pari kryeministër socialist që për një kohë relativisht të mirë, të shtrijë ndikim në opinion të gjerë në Kosovë.

Por, nga burgosja e Hashimt Thaçit, dhe pak para kësaj, kur e përkrahu shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, dhe provoi ta formonte ‘minishengenin ballkanik’, besueshmëria e tij në Kosovë filloi të rrënohet.

Mbetja pa aleatin Thaçin, të cilin e vizitoi të martën në Hagë, Rama, ka filluar ta humb ndikimin edhe në Shqipëri, pavarësisht se votat e PS-së, ende qëndrojnë lart.

Rama, si duket bashkëveprimin e gjatë me Thaçin, e ka pasur edhe për bashkëpunim në biznes, kryesisht të pistë, por si, ku dhe kur është ende e vështirë të zbulohet.

Por, pse bashkëpunëtorë?

Hashim Thaçi dhe familja e tij llogariten ndër më të pasurat, dhe varësisht nga informacionet ai apo ata kanë një pasuri që mund të shkojë në rreth një miliard euro apo edhe shumë më shumë, të shtrirë në investime nëpërmjet bizneseve apo personave të tjerë në Shqipëri, Mal të Zi, nëpër Europë e Amerikë e deri në lindje në Dubai, si dhe paratë kesh të mbajtura nëpër banka të huaja, në vende si Qipro.

Paratë kur bëhen aq shumë duan, një skanim të ri, regjistrim të ri të dhënash dhe kanale të reja të konservimit dhe investimit…

Për Ramën Hashimi ishte një partner ideal, sikurse edhe vetë Rama për të. Që të dy madje u bën partner të Erdoganit, në emër të një pseudopatriotizmi, dhe si duket me shumë gjasa morën garancione se investimet e tyre në Turqi do të ishin të paprekshme! Sigurisht derisa ai do të jetë i paprekshëm, si autokrat.

Pasuria e Ramës

Edhe Shqipëria e ka ndërtuar një sistem deklarimi të pasurisë, por jo edhe të kontrollit të mjaftueshëm, kur korrupsioni dhe format tjera të përfitimit të paligjshëm apo të rritjes së pasurisë, mund të zbulohen më lehtë dhe të dokumentohen.

Aq më tepër ku sistemi është i kapur nga Qeveria, dhe madje po bëhet gjithnjë me rritje të kontrollit nga kryeministri të ministrave.

Gjendja në llogarinë bankare të deklaruar të Ramës është pakësuar në fillim të 2021 me rreth 510 mijë lekë.

Pasuria e Edi Ramës në fund të vitit 2018 ishte rreth 100 milionë lekë, sipas deklarimit zyrtar. Kjo ishte një ngritje krahasuar me kohën kur ai e deklaronte pasurinë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, të cilën e drejtoi për 12 vjet nga viti 2000.

Nga viti 2005 ai e mori nën drejtim edhe Partinë Socialiste, që tashmë po bëhen 18 vite nën udhëheqjen e tij.

Në të gjitha deklarimet e tij të pasurisë, ai vazhdon të tregojë përfitimet si artist-piktorë apo si autor libri (“Kurban”).

Në vitin 2015 ai deklaronte se fitonte më shumë si piktor se sa si kryeministër tashmë i Shqipërisë, në mandatin e parë. Një pasuri të konsiderueshme apo me përfitime më të mëdha e deklaronte edhe bashkëshortja e tij Lindita Rama.

Por, këto ditë në kulm të thirrjeve të Ramës për arrestimin e Berishën nga SPAK-u, ish-kryeministri shqiptar, ua kujtoi opinionin publik, se një nga shqetësimet më të mëdha të Ramës, aktualisht janë problemet e tij me drejtësinë. Si thirrja e prokurorit të shkarkuar Ndoja për regjistrimin e Ramës në komunikim me një person të grupeve kri.minale, e po ashtu edhe të problemeve të pasurisë ‘of shore’ në SHBA.

Po ashtu sipas Berishës, Rama ishte i akuzuar me zë dhe me figurë duke u kërkuar bizneseve një milion apo edhe 600 mijë euro. Rama është i paguar nga ortakët, thoshte Berisha në një intervistë para tri ditësh për Syri.net.

“Nuk ndërtohet kullë pa firmën e tij. Çdo pesë milion investim e ka firmën e tij”, thotë Berisha.

Sipas Berishës, që citonte një raport intern të OSBE-së, Rama ka të fshehura në investime në SHBA hiq më pak se 200 milionë euro.

Pasuria është fshehur në emër të vëllait

Raporti, sipas botimeve të mediave në Shqipëri ishte i përpiluar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE-së, e flet për lidhjet që kanë politikanët me kri.min e organizuar, përfitimet nga të ardhurat e investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët e tyre.

Burim i këtyre të dhënave janë informacionet konfidenciale, pastaj ato të publikuara në media dhe nga kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

Pikërisht në këtë dokument, për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e një politikani dhe shtetari të lartë shqiptar. Dhe ai është pikërisht Kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tyre, ka fshehur në SHBA dhe vende të tjera përmes të vëllait, Olsi Ramës, të paktën 200 milionë euro pasuri.

Në raportin e OSBE-së, që titullohej “Deputetët shqiptarë të korruptuar” , dyshohej se Rama e kishte grumbulluar këtë shumë nëpërmjet ryshfetit të dhënë në këmbim të lejeve të ndërtimit gjatë periudhës 2000–2011, kohë gjatë së cilës ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo kr.ime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet në atë raport.

Mediat greke e kanë cilësuar si “të pabesueshme” pasurinë e kryeministrit Rama.

“Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke.

Është interesante se si mediat greke i qasen, duke e goditur si të pabesueshëm, ndërsa ato mund të sigurojnë nga Shërbimi greke të dhëna më të plota për pasurinë reale të Ramës.

Dr.oga

Shqipëria zyrtarisht po konsiderohet një vend furnizues i kanabisit për shumë tregje, kryesisht në Evropë, por me zhvillimin e tij sipas raporteve amerikane, ai është kthyer në një treg edhe të eksportit të h.eroinës dhe ko.kainës. Si bëhet kjo?

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit “2022 International Narcotics Control Strategy Report” saktëson se kanabisi i Shqipërisë dërgohet në Turqi, dhe atje ndërrohet me dr.ogat e rënda si he.roina dhe ko.kaina, dhe pastaj kthehet në Shqipëri, dhe nëpërmjet karteleve të dr.ogës shpërndahet në Europë.

“Shqipëria mbetet si vendi kryesor origjine për kultivimin e kanabisit dhe bazë lokale për kartelet e kr.imit të organizuar që trafikojnë sasi të mëdha të dr.ogave të rënda të paligjshme nga vendet e origjinës për të furnizuar tregjet në vendet evropiane”. “Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e k.rimit të organizuar, duke e bërë kësisoj Shqipërinë një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të dr.ogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në Raportin “2022 International Narcotics Control Strategy Report”.

Në këtë mes nuk mund të përjashtohet roli i dy qeverive, por edhe lidhjet e Ramës në Turqi, që lehtësojnë veprimtarinë e tregtimit të dr.ogave.

Dr.oga është veprimtaria nëpërmjet së cilës më së shpejti dhe më së shumti mund të jenë pasuruar njerëzit, që nuk merren me industri apo me tregje të ligjshme.

Rama që favorizoi aq shumë lulëzimin e dr.ogës nuk mund të jetë i pakomprimituar prej saj. Madje sipas mendimit tim, ky është resursi kryesor që ia siguroi pushtetin dhe mandatin e tretë. Kjo arrihet në dy rrugë, nëpërmjet investimit të parasë së pistë d.rogës, dhe në anën tjetër nëpërmjet sigurimit të mbështetjes ndërkombëtare, duke lejuar furnizimin me çmime të favorshme, të atyre që kontrollojnë trafikun ndërkombëtar të dro.gës dhe kanë ndikime të fuqishme në Perëndim.

Përfundime

Nuk është çështja thjesht komprometim, nga paratë e pista, korrupsioni, shantazhi dhe dr.oga. Por, mënyra se si funksionon shteti, qeveria e Shqipërisë, dhe Edi Rama si kryeministër veçanërisht.

Dosja ‘e pabesueshme’ që ia përmendin grekët, çoi në lidhjen e marrëveshjes së dëmshme për kufirin detar nga Rama.

Qëndrimet e vazhdueshme pro serbe, të përmendura këtu në fillim dhe në veçanti, thirrjet e fundit e të vazhdueshme në mbrojtje të Serbisë pasi ajo mori anën e Rusisë, duke mos i vënë asnjë sanksion tashmë që po bëhen tre muaj lu.ftë në Ukrainë. Teksa ndodhet nën trysninë perëndimore për shkëputje nga Rusia, Edi Rama në të gjitha rastet është kujdesur që të reagojë dhe ta paraqesë Serbinë se po ec së bashkë me Perëndimin, duke gënjyer hapur, por në interes të serbëve.

Pra, duket se Serbia ka dosje shumë më të rënda për Ramën se sa Greqia teksa e mban kaq të varur dhe në shërbim kaq të thellë. Tradita e kontrollit të UDB-së në Tiranë është e hershme, por më e bujshmja ishte me marrjen nën kontroll të Partisë së Punës, nga Milladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, të cilët krijuan rrjetin e përhershëm proserb, që mbijetoi edhe në regjimin diktatorial. Pas hapjes, Serbia e rindërtoi atje shërbimin e vet inteligjent, dhe po shihet se është aktori mbase paralel me amerikanët!

Vetë Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë (SHISH), në raportin e fundit në Kuvend pohon se ndikimi i shërbimeve armiqësore në Shqipëri është rritur, që sipas Freedom House, bazuar në ndikimin në media, rezultojnë të jenë shërbimi serb, rusë, kinez, iranian, grek etj.

Për të ndryshuar kjo situatë duhet të pastrohet SHISH-i, të hapen dosjet e komunizmit plotësisht, dhe pastaj mund të pastrohet politika dhe institucionet tjera! / botasot.info