
Edhe Rita Ora reagoi pas trazirave në ndërtesën e Kongresit.
Dita e djeshme u përcoll me shumë të papritura në Amerikë, kjo për shkak të eskalimit të protestës, shkruan lajmi.net.
Përkrahësit e Donald Trumpit u mblodhën para ndërtesës së Kapitolit, për të kundërshtuar seancën që vërtetonte fitoren e Joe Biden.
Por, protesta eskaloi kur protestuesit hynë në ndërtesën e Kongresit dhe gjithçka doli jashtë kontrollit, duke shkaktuar edhe viktima.
Lidhur me këtë situatë kanë reaguar edhe shumë prej emrave të njohur, mes tyre edhe këngëtarja Rita Ora, e cila thotë se ata janë terrositë.
“Ndaloni së quajturi ata protestues. Ata janë terroristë”, shkruan ajo.
Të njëjtën gjë e tha edhe Dua Lipa me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, gjatë ditës.