Rama: Po e çojmë shumë para këtë vend! Por ju s’doni ta shikoni

Nuk ka kaluar pa debate intervista e kryeministrit Edi Rama përballë gazetarëve në studion e emisionit të Ylli Rakipit.

Rama ka mbrojtur punën e kryebashkiakut të Tiranës, duke thënë se matjet që e nxjerrin kryeqytetin si më të ndoturin në Europë, nuk janë të vërteta. Duke debatuar me Neritan Sejaminin, Rama tha se qeveria e tij po e çon shumë para Shqipërinë.

Pjesë nga deklarata e Ramës në emision:

Si ka mundësi të gjithë opinionistët, kritizerët në këtë vend janë në krahun tjetër? Ne po e çojmë shumë përpara këtë vend, por ju nuk doni ta shikoni. Kaq është e gjitha.

Unë di të them kaq, mjafton të shkoni në një platforëm që është e mirënjohur në botë, platformë zvicerane, dhe do shikoni që nuk është kështu. Shqipëria është nga vendet më pak të ndotura.

Ndotjen e sjell industria e rëndë, dhe në Shqipëri s’ka industri të rëndë. Tirana në nivelin e ndotjes është shumë më poshtë Athinës, Beogradit, Milanos, pikërisht për këtë shkak.