




Gjatë qëndrimit Rama e këshilloi vajzën e re që ti qeraste vjehrrën dhe vjehrrin me llokume pasi sipas tij është shenjë e mirë ndërsa dhëndrit turk iu drejtua: Ti mëso shqip!




MAMURRAS– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në një fejesë që u bë në qytetin e Mamurrasit. Rama i shoqëruar nga stafi i tij shkoi në banesën ku u zhvillua ceremonia me buqetë me lule.
‘Jeta është interesante shumë..ee. Une erdha me Linditën dhe Majlindën tek këto kantierët kur më thanë që fejon djalin nesër. Dhe i thashë çne fejon djalin ai, dhe qeka këtu, po më thanë e fejon këtu në Laç. Unë thash çne paska marrë dhe nusen nga Turqia të vijë këtu, jo më thanë e fejon me një gocë tonën. Pastaj mora vesh që keni bërë studimet në Turqi. Po ky duhet të mësojë shqip.’– u shpreh Rama kur takoi familjet e pranishme.
Gjatë qëndrimit Rama e këshilloi vajzën e re që ti qeraste vjehrrën dhe vjehrrin me llokume pasi sipas tij është shenjë e mirë ndërsa dhëndrit turk iu drejtua: Ti mëso shqip!



