Rama i ashpër: “Në PS kush del nga rruga, u kam thënë thyefshi qafën”

Kryeministri Edi Rama thotë se bashkëpunëtorët e tij që kanë pasur probleme me drejtësinë, nuk janë lëshuar nga ai siç pretendohet.

Ai tha se ministrave e deputetëve në radhët e tij iu ka kërkuar që të mbajnë ata PS e jo partia ata.

“Unë nuk lëshoj asnjë. Unë jua kam thënë shumë qartë, në mënyrë të përsëritur, bashkëpunëtorëve të mi, edhe i kam kthyer përgjigje shumë të prerë këtij zërit, se ka patur dhe brenda Partisë Socialiste, se Edi Rama nuk të mban, por të lëshon.

I kam thënë, ju jeni këtu, të mbani Partinë Socialiste dhe të më mbani mua. Nuk jam unë dhe Partia Socialiste që t’ju mbajmë juve, nëse juve dilni nga rruga. Dolët nga rruga, thyefshi qafën, nuk është më një çështje e imja dhe e Partisë Socialiste.”- tha Rama në Spotlight në Vizion Plus.