Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Që mos t’ua hedhin më tregtarët/Ja si ta dalloni djathin natyral nga djathi me niseshte

Që mos t’ua hedhin më tregtarët/Ja si ta dalloni djathin natyral nga djathi me niseshte

admin
March 4, 2021 Comments Off on Që mos t’ua hedhin më tregtarët/Ja si ta dalloni djathin natyral nga djathi me niseshte

Djathi padyshim është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në tryezën e çdo familjeje shqiptare.

Në tregje, e konkretisht në pikat e bulmetit gjen djathra të llojeve të ndryshme, dhie, lope apo dele nga zona të ndryshme të vendit, sipas të cilave variojnë edhe çmimet

Por sa cilësor është djathi që ne blejmë në bulmetore apo baxho të ndryshme të vendit?

Nuk janë të pakta rastet kur djathi që tregtohet në bulmetore të ndryshme në të gjithë vendin është i falsifikuar apo thënë ndryshe i përgatitur me niseshte dhe jo natyral

Tregtarët, pa dashur të identifikohen të pyetur nga AgroWeb.org nuk dinë të identifikojnë nëse djathi që ata tregtojnë është krejtësisht natyral apo ka përbërës shtesë.

Në shumicën e rasteve djathi që ata tregtojnë dhe vjen nga pika të ndryshme baxhosh pa pasur të shoqëruar listën e përbërësve apo thënë ndryshe etiketën.

Ata e blejnë atë në fuçi dhe e ndajnë atë në pjesë për t’ja shitur konsumatorëve.

Manipulimi i djathit me niseshte – Çfarë ndodh?

Manipulimi i djathit me niseshte është një fenomen jo i rrallë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në shumë raste prodhuesit e djathit përdorin niseshte për të rritur sasitë e djathit të prodhuar me një kosto shumë të ulët dhe me një cilësi shumë të ulët gjithashtu.

Por jo vetëm kaq, problem është edhe sasia e lartë e niseshtesë në përgatitjen e djathit.

Konkretisht, prodhuesit e djathit në shumë raste përdorin sasi të larta amidoni, pra niseshte duke e përzjerë atë me qumështin në përgatitjen e djathit.

Kjo i ndihmon ata që të prodhojnë sasi të mëdha djathi në kosto më të ulëta duke ofruar në treg djath artificial dhe jo natyral..

Është apo jo natyral? Si të dalloni cilësinë e djathit

Ka një mënyrë për të identifikuar nëse djathi është natyral apo jo, të cilën AgroWeb.org e ndan më poshtë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë konsumatorëve.

Mjafton që secili prej jush para se të blejë sasinë e duhur të djathit që llojin që preferon të blejë më parë një sasi shumë të vogël, qoftë edhe prej 50 gramësh.

Më pas për të provuar nëse djathi që do të blini është apo jo natyral, përdorni të hidhni mbi të dy tre pika jod.

Nëse sipërfaqja e djathit në të cilën janë hedhur pikat e jodit errësohet shumë, atëherë do të thotë se djathi është përgatitur me sasi të larta niseshteje.

Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë për të blerë djathë cilësor dhe të shëndetshëm.

Kjo është një nga metodat e thjeshta në kushtet e shtëpisë, por sigurisht analizat laboratorike janë ato që e dallojn? vërtetë cilësinë e djathit.

Këshilla e AgroWeb.org është të blini në vende të çertifikuara dhe kur keni informacionin e duhur mbi cilësinë e prodhimit të djathit./AgroWeb.org

Post navigation

Menduam se erdhi pranvera/ Parashikimi për javën e ardhshme
(FOTO) Zi/ Mjeku shqiptar u nda nga jeta, miqtë përlotin me dedikimet e tyre: Ishte njeri i rrallë

Related Articles

Video/Ganimete Musliu me traktor i çon seIam të rëndë Albin Kurtit

admin
July 4, 2022 Comments Off on Video/Ganimete Musliu me traktor i çon seIam të rëndë Albin Kurtit

Kërrk! “Humbësit më të mëdhenj: Dardan Molliqaj dhe Fatmir Limaj!”

admin
July 4, 2022 Comments Off on Kërrk! “Humbësit më të mëdhenj: Dardan Molliqaj dhe Fatmir Limaj!”

“Servile, e poshtër, turp të kesh, nuk reagove për djemtë e Adem Grabovcit”, Vlora Çitaku përplaset me këshilltarin e Armend Mehajt

admin
July 4, 2022 Comments Off on “Servile, e poshtër, turp të kesh, nuk reagove për djemtë e Adem Grabovcit”, Vlora Çitaku përplaset me këshilltarin e Armend Mehajt
Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT