Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Prindërit donin djalin ta abortonin, familja shqiptare i shpëtoi jetën: Unë Jam gjallë falë jush

Prindërit donin djalin ta abortonin, familja shqiptare i shpëtoi jetën: Unë Jam gjallë falë jush

admin
October 18, 2020 No Comments


Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Isufi nga një fshat i Gjakovës i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Në ’95 ai dhe familja e tij kishin vendosur të largohen jashtë shtetit nga Shqipëria.

Ata qëndruan për 4 muaj tek një familje në Tiranë dhe e tentuan dy herë të largoheshin, por nuk i eci. Bashkëshortja e Isufit në këtë periudhë kohe ngeli shtatzënë dhe për shkak të rrethanave dëshironin ta hiqnin, por nëna e familjes shqiptare Nezi i doli zot familjes së Isufit dhe nuk i lejoi.

Isufi i ka bërë surprizë vajzës së nënë Nezit dhe e falenderon atë publikisht për ndihmën e madhe që i ka dhënë familja e saj gjatë periudhës së trazirave në Kosovë.

“Kam një peng kjo fillon në vitin 1995, kur unë dhe familja kemi tentuar për të ikur jashtë shtetit nga Shqipëria. Djali i xhaxhait ishte bërë dhëndër në Shqipëri dhe miqtë e tij i kishte në Laprakë. Vjehrri quhej Maldoq. Erdhëm në Shqipëri 3 fëmijët e mi dhe bashkëshortja e qëndruam tek shtëpia e tij. Aty pashë dy vajza binjake, Brisilda dhe Brikena, kishin dhe një vëlla Atlinin dhe një shoqe Kozeta. Ata qëndronin tek një shtëpi tjetër pranë, ku edhe kjo ishte shtëpia e Maldoqit.

I thashë që të kalojmë tek kjo shtëpi sepse jemi shumë veta dhe aty do jemi më mirë. Gjatë 4 muajve e kemi provuar 2 herë. Një herë shkuam deri në Itali e u kthyem, ndërsa një herë tjetër shkuam deri në ambasadë. Gjatë këtyre muajve po komunikonim me Brisildën dhe i treguam gjërat familjare, filloi të dinte gjithçka për ne. Pas 2 muajsh ajo ka ftuar prindërit e vet prej Barjam Curit. Ishin njerëz shumë të mirë dhe kemi kaluar shumë mirë me ta. Ishte xhaxhi Esat Elezi dhe nëna Nezi.

Një nënë shumë e madhe, sesi i kishte bërë disa lekë nuk e di, a shiti diçka atje a se di, i kishte disa lekë dhe i kishte lënë në xhaketë dhe më tha, shiko djali im, ty të kam djalin e madh, shiko ku i ke lekët nuk ke nevojë të pyesësh, për çfarë të kesh nevojë aty merri. Unë i merrja kur kisha nevojë dhe i shkruaja në një bllok. Në fund të fundit edhe pse i shkruajta nuk mi mori. Ika në Kosovë dhe kisha një numër të tezes së saj sepse ata nuk kishin telefon.

Atë numër e kisha në mendje gjithmonë dhe komunikonim herë pas here. Kur isha në Tiranë, gruaja më ngeli shtatzënë në ’98 dhe kur e morëm lajmin nuk e dinin se çfarë do bënim a do kthehemi në Kosovë apo a do ikim jashtë, ishim tek shtëpia e tjetrit. Unë i thashë gruas për ta abortuar. Kur e dëgjoi nëna Nezi tha që ai fëmijë në asnjë mënyrë nuk do hiqet, sido që të bëhet ju jeni në shtëpi tha. Kjo është shtëpia jonë tha dhe jemi bashkë”, eshte shprehur Isufi.

Në studio hyn dhe djali i Isufit, Hyseni të cilin donin ta abortonin. Isufi tregon se djalit ia vunë emrin Hysen, por nënë Nezi i kërkoi që t’ja vinin Arsen sepse Hysen është emër i vjetër dhe Isufi nuk e kundërshtoi dot.

Por kur shkoi në Kosovë, Arsen e kishte emrin një këngëtar dhe i thanë që është emër serb dhe për shkak të opinionin ia la emrin e të atit Hysen. Isufi e ka ftuar në studio Brisildën e cila u bë dhe shkaku për njohjen me nënë Nezin e cila ka ndërruar jetë para një viti.

Ai ka falenderuar Brisildën për ndihmën e madhe që i kanë dhënë në atë kohë, ndërsa Brisilda në profesionin e mësueses emocionohet dhe thekson se është surpriza më e bukur që ka marrë dhe se i konsideron ata një familje. Hyseni është përlotur në studio dhe ka theksuar se falë kësaj familje ai është gjallë.

Post navigation

33 vjecari muskuloz që mohonte virusin, ka ndërruar jetë! Ja fjalët e fundit që ai la..
“Nuk e du më vajzën se nuk është e vi rgjër”/ Edhe kjo ndodhë në Tiranë, dhëndri kujtohet pas një muaji martesë

Related Articles

“Kush janë Goran Rakiqi, Simiqi, Jevtiqi…” shkaktarë të situatës në veri

admin
August 1, 2022 Comments Off on “Kush janë Goran Rakiqi, Simiqi, Jevtiqi…” shkaktarë të situatës në veri

Xhavit Haliti: Politikan dhe i ndershëm s’ka

admin
July 30, 2022 Comments Off on Xhavit Haliti: Politikan dhe i ndershëm s’ka

“Aksion në veri – Raportohet për arrestimin e krahut të djathtë të Radojçiqit”

admin
July 30, 2022 Comments Off on “Aksion në veri – Raportohet për arrestimin e krahut të djathtë të Radojçiqit”
Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT