




E hëna në darkë shënon një axhendë televizive shumë të ngjeshur në të “Klan”. Menjëherë pas edicionit të lajmeve, fillon spektakli “Love Story”, i drejtuar nga Alketa Vejsiu, ku një djali i ri nga Gjermani kërkon vajzën e ëndrrave të tij. Çdo javë, Saimir Kasemi, largon një vajzë, duke mos i dhënë trëndafil.




Por kësaj jave nuk kemi marrë vesh se për cilën nga bukuroshet përfundoi ëndrra e një da shurie me të riun. Pikërisht në mometin kur do të jepej trëndafili i fundit nga Saimiri, filloi transmetimi i emisionit “Opinion” nga Blendi Fevziu.
Ndërkohë që lajmi i elim inimit nuk është publikuar as në faqen zyrtare të “TvKlan”…
Çfarë ka ndodhur me emisionin? A është gjithçka live dhe Fevziu nuk ka toleruar asnjë sekondë për të folur lidhur me përgjimet e Ndr aghetës? Nejse shpresojmë që të paktën, “princi” të ketë bërë zgjedhjen e duhur…



