Plas grushti në Asamblenë ndërkombëtare në Ankara! Zyrtari rus heq flamurin e Ukrainës, deputeti ukrainas e godet në fytyrë

Një incident ka ndodhur në Ankara gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Komunitetit Ekonomik të Detit të Zi. Gjatë forumit ukrainasit ndërprenë fjalimin e një zyrtari rus, ndërsa ky i fundit grisi një flamur ukrainas.

Pamjet po bëjnë xhiron në rrjet të kaosit që mbizotëroi në Ankara. Përfaqësuesi i Rusisë në Asamble i tërhoqi nga duart një deputeti Ukrainas flamurin e vendit të tij dhe bashkë me flamurin ka tentuar të largohet.

Mirëpo, ky veprim nuk është pritur mirë nga ukrainasi, i cili ka qëlluar me grusht në fytyrë zyrtarin rus.