




Një magazinë është përfshirë nga zjari pasditen e së dielës në Tiranë. Policia bën të ditur se rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjar në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarfikësve shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëhet e ditur se kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Ndërkohë, po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarit.



