Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Për pak desh u ndanë nga problemet ekonomike/ Arbana Osmani e ndihmon shqiptarin, ja çfarë bëri

Për pak desh u ndanë nga problemet ekonomike/ Arbana Osmani e ndihmon shqiptarin, ja çfarë bëri

admin
February 14, 2021 Comments Off on Për pak desh u ndanë nga problemet ekonomike/ Arbana Osmani e ndihmon shqiptarin, ja çfarë bëri


Programi “Dua të të bëj të lumtur” pas suksesit të korrur javën e kaluar, trajtoi mbrëmjen e sotme pikërisht një natë para ditës së Shën Valentinit, një histori dashurie që ka tejkaluar vështirësi nga më të ndryshmet.

Ishte historia e dashurisë midis Marjusit dhe Hanës, të cilët në momentin e parë që ishin takuar kishin rënë në dashuri me shikim të parë.

Marjusi në studio rrëfeu se me Hanën ishte njohur rastësisht në një mbrëmje dhe menjëherë e kishte shtuar në rrjetet sociale. Pas asaj natë, Marjusi dhe Hëna kishin biseduar dhe ishin takuar disa herë, derisa të dy kishin marrë vendimin për të lidhur jetën e tyre përgjithmonë. Sipas Marjusit ata nuk kishin pasur asnjë problem më parë, por pasi u martuan dhe nisën një jetë së bashku kishin hasur vështirësi të mëdha ekonomike.

Çifti i sapo martuar kishin ndërruar disa shtëpi me qira për shkak të problemeve ekonomike. Marjusi tregoi se gjithë këtë kohë vetëm ai kishte punuar, ndërsa Hana nuk kishte pasur mundësi sepse duhej të kujdesej për fëmijët e vegjël. Por vetëm rroga e Marjusit nuk mjaftonte dhe ai ndihej në faj që nuk mundej dot t’i mundësonte familjes së tij jetesën që dëshironte.

Për këtë arsye Marjusi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar gruan e tij, por edhe për t’i kërkuar falje për problemet e tyre dhe për t’i premtuar që do të kalojnë çdo vështirësi. “Hana të kam sjellë këtu për të të premtuar që ne bashkë do t’ia dalim. Sa më shumë të duhemi aq më të fortë do të jemi. Prandaj të lutem mos u mërzit për gjendjen tonë, sepse do t’i kalojmë të gjitha.”,- u shpreh Marjusi.

Nga ana tjetër Hana rrëfeu se sa e vështirë kishte qenë për ta që të rrisnin dy fëmijë kur asnjëri prej tyre nuk është në punë. Programi kishte menduar një surprizë për Hanën dhe kishte krijuar një atmosferë romantike, ku Marjusi i propozoi për herë të dytë duke i thënë: “A dëshiron që të vazhdojmë martesën?”.

Post navigation

Më Në Fund, Ja Kur Do Ti Marrin Qytetarët Nga 100 Euro
E FUNDIT:Aksident në rrugën e kombit:Humb jetën këngëtarja shqiptare, lëndohet 32-vjeçari nga…

Related Articles

“Kush janë Goran Rakiqi, Simiqi, Jevtiqi…” shkaktarë të situatës në veri

admin
August 1, 2022 Comments Off on “Kush janë Goran Rakiqi, Simiqi, Jevtiqi…” shkaktarë të situatës në veri

Xhavit Haliti: Politikan dhe i ndershëm s’ka

admin
July 30, 2022 Comments Off on Xhavit Haliti: Politikan dhe i ndershëm s’ka

“Aksion në veri – Raportohet për arrestimin e krahut të djathtë të Radojçiqit”

admin
July 30, 2022 Comments Off on “Aksion në veri – Raportohet për arrestimin e krahut të djathtë të Radojçiqit”
Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT