




Lefter Maliqi ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale duke iu drejtuar ashpër Edi Ramës. Kjo vjen pas disfatës së LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai e quan Ramën një uragan popullor dhe fton njerëzit që të ngrihen në protesta kundër të tij për ta rrëzuar nga qeveria. Sipas Maliqit të gjithë duhet të reagojmë për të hedhur poshtë mafian qeveritare dhe të sjellim dinjitetin mes nesh.




“Largoni Diktatorin sot, neser do jetë vone. Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e kr*mit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare. Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para kr*mit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve. Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!”, shkruan Maliqi.
largo/hap hapesiren reklamuese ne vijim dhe lexoni lajmin e plote



