




Njësia Speciale e Kosovës ka arrestuar dje mbrëma kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikolic dhe disa persona të tjerë të rrezikshëm, shkruan Gazeta Metro.
Arrestimi ka ndodhur në kafiterinë “City”, ku Nikolic ndodhej me disa pjesëtarë të tjerë që ishin një mafia nga Beogradi i Serbisë.




Nikolic ishte së bashku me këtë mafie serbe nga Beogradi në lokalin “City”, ku edhe Njësia Speciale e Kosovës ka intervenuar duke i arrestuar të gjithë, mëson Gazeta Metro nga burimet e saj brenda MPB.
Policia e Kosovës e pyetur nga Metro nuk ka ka kthyer akoma përgjigje në lidhje me rastin.
Kujtojmë se Bratislav Nikolic njihet si person i rrezikshëm dhe ka nofkën “Braca”, ai në 2010 ishte përleshur me komisionerët gjatë zgjedhjeve, po ashtu ai është akuzuar për keqpërdorim detyre nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe keqpërdorim me fonde.



