Pas disa muajsh në rikostruktim është hapur mbrëmjen e sotme Piramida e Tiranës. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se Priamida e Rilindur do të bëhet zemra e Shqipërisë së re të të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale
Kryeministri tha se përveç hapësirës së teknologjisë dhe informacionit, Piraminda do të jetë edhe një stacion i turizmit në Tiranë dhe janë të mirëpritur të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë.
“Pati një moment kur qeveria e mëparshme tentoi ta shembte për të bërë parlament të ri dhe atje ka qenë një tjetër moment interesant se Piramidën e mbrojtjen të rinjtë, një masë e madhe vajzash dhe djemsh që s’ishin të nxitur nga partitë politike.
Pastaj pati tentativë absurde për ta bërë Teatër Kombëtar dhe përsëri dështim i madh i qeverisë së mëparshme. U shpenzuan afro 5 milionë euro dhe Piramida u grabit dhe me ato që kishte. Iu morën pllakat e mermerit dhe mbeti një skelet që medmek do ishte skena e teatrit. Sfida tjetër është popullimi me start up-et, me botën digjitale.
Ta gëzojnë shqiptarët që jetojnë këtu, në Kosovë, kudo tjetër. Qendra do të jetë një qendër që do të jetë përtej kufjve tanë dhe do të kemi vende edhe për të tjerët. Eshtë qendra më e madhe rajonale sa i përket fuqisë që ka dhe do e kthejmë për aktivitete”, tha Rama.