Gazetaz
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Mustafa i përgjigjet Anton Qunit: S’ka kandidatura për kryetar të LDK-së pa marrë përkrahjen e

Mustafa i përgjigjet Anton Qunit: S’ka kandidatura për kryetar të LDK-së pa marrë përkrahjen e

admin
February 22, 2021February 22, 2021 Comments Off on Mustafa i përgjigjet Anton Qunit: S’ka kandidatura për kryetar të LDK-së pa marrë përkrahjen e


Asnjë kandidaturë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk llogaritet zyrtare pa u dhënë në Kuvendin e kësaj partie, ka thënë Isa Mustafa, kryetari në dorëheqje i LDK-së.

Në një deklaratë të shkurtër për KOHËN, Mustafa të shtunën vonë ka mohuar çfarëdo kandidature që është raportuar deri tash nëpër media. Ai ka thënë se “çdo kandidaturë duhet të marrë përkrahjen e Kuvendit për të hyrë në votim”.

“Kandidaturat do të jepen në Kuvendin e LDK-së. Deri atëherë nuk ka kandidatura zyrtare”, ka thënë ai pak pasi Anton Quni nga kjo parti u shpreh se është kandidat për të parin e LDK-së.

Quni ka thënë se në Kryesinë e ngushtë të LDK-së ka bërë të ditur se do të kandidojë për kryetar, ndërsa procedurat formale ende s’i ka nisur.

Isa Mustafa u dorëhoq në fillim të javës, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

LDK-ja doli e treta në zgjedhjet e përgjithshme me vetëm 13 për qind, kur kanë mbetur pa u numëruar votat me kusht dhe ato me postë. Është rezultati më i dobët në historinë e kësaj partie.

Para LDK-së prijnë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, që ka marrë mbi 47 për qind të votave, dhe Partia Demokratike e Kosovës që ka 17 për qind.

Pa u bërë 24 orë pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve, Mustafa e kishte njoftuar Këshillin e partisë për dorëheqjen. Ai propozoi që Kuvendi i partisë të mblidhet shumë shpejt për të zgjedhur kryetarin e ri.

“Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK-në dhe një rezultat që nuk e kemi pritur. Vlerësojmë që kandidati Avdullah Hoti ka bërë një punë të mirë dhe të suksesshme dhe ka prezantuar programin qeverisës. Por vota e qytetarëve është ajo që duhet të respektohet dhe shenjë të kësaj vote, dhe për organizim, unë sot kam njoftuar Kryesinë që do ta thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në periudhë shumë të shpejtë kohore. Mendoj që LDK do ta ketë së shpejti kryetarin e ri dhe do të bëjmë të gjitha përgatitjet përmes Kryesisë në mënyrë që ky proces të kryhet sa më mirë. Vlerësoj që barti një përgjegjësi për këtë që ka ndodhur, edhe pse nuk kam qenë në proces të zgjedhjes”, kishte thënë Mustafa.

Menjëherë pas dorëheqjes nisën raportimet për emrat që synojnë të marrin këtë post që u mbajt nga Mustafa për gati 11 vjet. Kujtim Shala, Lutfi Haziri e Lumir Abdixhiku ishin emrat më të përfolur. Asnjëri prej tyre nuk i është përgjigjur të shtunën interesimit të KOHËS për ta komentuar këtë çështje.

Me Statut të LDK-së, kryetari i saj zgjidhet në Kuvend të partisë me votim të fshehtë. Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë kërkon miratimin e 50 për qind plus një të delegatëve të pranishëm. Në rast se Kuvendi nuk miraton më shumë se një kandidaturë, Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për kryetar. Kuvendin e LDK-së, sipas Statutit, e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve + kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të partisë.

Çështja e mënyrës së kandidimit kishte zgjuar polemika në LDK edhe në të kaluarën. Më 2019, Isa Mustafa fitoi mandatin e tretë duke u zgjedhur kryetar me aklamacion. Atë kohë, ish-presidenti Fatmir Sejdiu ishte pretendent për kryetar. Por në kandidim mori vetëm 78 vota dhe pasi s’kishte marrë përkrahjen, e kishte lëshuar sallën. Pikërisht neni statutor që kërkon 50 për qind plus një votë për kandidatura, ishte pika që ai kërkonte të ndryshohej. Bashkë me të edhe disa anëtarë të tjerë të LDK-së kishin shprehur shqetësime për përzgjedhjen e Mustafës.

Post Views: 155

Post navigation

Pas borës gati për plazh/ Nuk do ta besoni sa do shkojnë temperaturat këtë fundjavë
Pse Mërgimtarët nuk çojnë Pare si më përpara ?

Related Articles

KUJDES/Gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen qindra raste të reja (Shifrat)

admin
February 25, 2021February 25, 2021 Comments Off on KUJDES/Gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen qindra raste të reja (Shifrat)

Çfarë i te.rheq më shumë femrat tek meshkujt? Studimi zb.ulon përgjigjen qe nuk pritej

admin
February 25, 2021February 25, 2021 Comments Off on Çfarë i te.rheq më shumë femrat tek meshkujt? Studimi zb.ulon përgjigjen qe nuk pritej

Tjeter rekord i zi! Rekord vd.ekjesh gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen qindra raste të reja (Shifrat)

admin
February 25, 2021February 25, 2021 Comments Off on Tjeter rekord i zi! Rekord vd.ekjesh gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen qindra raste të reja (Shifrat)

Recent Posts

  • KUJDES/Gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen qindra raste të reja (Shifrat)
  • Çfarë i te.rheq më shumë femrat tek meshkujt? Studimi zb.ulon përgjigjen qe nuk pritej
  • Tjeter rekord i zi! Rekord vd.ekjesh gjatë 24 orëve të fundit, regjistrohen qindra raste të reja (Shifrat)
  • Do t’ju ikë mendja/ Zbulohet skema si po bëhen milionerë konkurrentët e Përputhen: Fitojnë nga 20 mijë euro në javë
  • Këngëtari Flori Mumajesi në zi/ Ndahet nga jeta njeriu i dashur për të: Të qoftë dheu i lehtë

Recent Comments

    Archives

    • February 2021
    • January 2021
    • October 2020

    Categories

    • Kuriozitete
    • Lajmet E fundit
    • Shendet
    • Sport

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org
    Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
    We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
    Cookie settingsACCEPT
    Manage consent

    Privacy Overview

    This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
    Necessary
    Always Enabled

    Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

    Non-necessary

    Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.