
Lëvoret e mandarinës janë shëruese po aq sa një shurup farmacie. Ja si mund t’i përdorim lëvoret si një shurup natyral kolle:




Thahen lëvoret e 2 mandarinave, ndahen në pjesë të vogla dhe shtohen në një gotë me ujë të zier dhe më pas të ftohur. E mbulojmë gotën dhe e lëmë të presë për 5-7 ditë me radhë.




Pasi të ketë përfunduar afati i pritjes, nxirren nga uji lëvoret që ka marrë ngjyrë të verdhë dhe uji i mbetur hidhet në një kavanoz me kapak.




Kjo masë përdoret 3 herë në ditë para ushqimit.
Ndihmon në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes:
Hidhni lëvoret e 2 mandarinave në një enë të mbushur me ujë të zier. Hidhni një peshqir osë pëlhurë mbi kokë që të pengoni shpërndarjen e avullit dhe më pas thithni aromën e mandarinës që gjendet në ujë.
Vazhdojeni këtë veprim për afërsisht 10 minuta, merrni 3 herë frymë e më pas largojeni kokën nga avuli dhe në vijim afrojeni përsëri për të bërë banjo avulli.
Mund të përgatisni mbajtëse qirinjsh nga lëvorja e mandarinës:
Nëse e prisni në formë horizontale gjysmën e mandarinës mund të vendosni pak vaj ulliri mbi njërën gjysmë dhe kështu keni përgatitur një mbajtëse qirinjsh.
Mund të përgatisni reçel nga lëvorja e mandarinës:
Përbërësit:
1 kg mandarina
1.5 kg sheqer pluhur
2 gota ujë lëng mandarine
1 limon (lëngu)
Përgatitja:
Lajini mandarinat, qërojini lëvoret, më pas grijini shumë imët ose bluajini në mikser. Hidhini lëvoret e bluara të mandarinaës në një enë, përziejini për 5 minuta me 1 gotë sheqer. Ndërsa sheqerin e mbetur hidheni mbi të dhe lëreni të presë për një natë në frigorifer. Nga ana tjetër pas afatit të pritjes mandarinat e qëruara shtrydhini dhe shtojini mbi masën e përgatitur paraprakisht. Më pas ziejeni për rreth 30 minuta. Shtoni edhe lëngun e limonit dhe lëreni të presë për 5 minuta. Reçelin e përgatitur hidheni në kavanoz pasi të jetë ftohur dhe mbulojeni me një pëlhurë para se ta mbyllni me kapa