Monedhat me emra personalë të mbretërve sundues në kohën e tyre janë krejt të gjitha JOGREKE

Lutem me shkruani një emër të vetëm të një mbreti grek në monedhat antike me emrin e tij!

Monuni është një emër ilir shumë i njohur, edhe nga dëshmitë letrare. Thesaret e monedhave tregojnë që ai ka mbretëruar në fillim të shek. III – para v. 280 BC.

Monunius (Μονούνιος ) ishte një mbret ilir i Shtetit Dardan që jetoi në fund të shekullit të III para Krishtit dhe në fillim të shekullit të II para Krishtit.

Monunius, i #dëshmuar për herë të parë në vitin 176 para Krishtit, ishte djali i Longarus, një Mbret dardan që i shkaktoi shumë telashe Maqedonisë-ilire që nga viti 230 para Krishtit e tutje.

Ai pasoi të vëllanë e tij Baton në fronin dardan. Monunius ishte i njohur për fitoren e tij që u shkaktoi Bastarnae -ve gjatë pushtimit Bastarnae të Dardanisë.

Monedhat e fundit të tipit “lopa me viç” janë një shembull shumë interesant i një forme bashkëpunimi monetar tejet origjinal ndërmjet një qyteti dhe një mbreti ilir (shih foton).

Monedha e parë ka në faqe të saj, tipin e zakonshëm “lopa me viç“ dhe në shpinë, një motiv floreal me tre shkronjat e para të qytetit të Dy/rrahut – DYR – dhe topurren e HERKULIT #Baba_i_dy_djemëve_të_tij_me_emrat_e_tyre: YLLI dhe Hyllis.

Në faqe, mbi lopën është shtypur një monogram me shkronjat MOYNIS, ku fillimisht është menduar si emri i nëpunësit monetar, por; duke filluar nga monedha e serisë së kartërt e cila numëron gjithsej 11 të tilla, shpina është zëvendësuar me një nofull derri të egër, pa topurren e Herkulit dhe aty shohim tanimë të mbishkruar emrin e Mbretit Ylir: MONOYNIOY BAΣIΛEΩΣ: (Monedhë e mbretit Monun).

Aleksander Hasanas

Burimet:

  • – Livi 39.35
  • – Polibi 23.10
  • – ‘Ilirët’ John Wilkes fq. 151-2
  • – Livi 42,125-6
  • – Bota helenistike dhe ardhja e Romës, Vëllimi 1 Nga Erich S. Gruen
  • – Livy (XLI, 19.4-11)
  • – Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona