Gazetaz
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Ministrit që i mungon jeta e natës: Ana e panjohur e Arban Abrashit

Ministrit që i mungon jeta e natës: Ana e panjohur e Arban Abrashit

admin
January 4, 2021 No Comments

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, vjen me një rrëfim ndryshe rreth jetës së tij private dhe politike.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka treguar më shumë rreth jetës së tij private dhe politike.

Në këtë intervistë, veç tjerash Abrashi, ka treguar shumë gjëra që pakkush mund t’i ketë ditur për të deri më tani.

Abrashi ka treguar për këshillat dhe kritikat që ia jep bashkëshortja, për ushqimin e tij të preferuar, se a i mungon apo jo jeta e natës nëpër kafene, por edhe shumë e shumë gjëra të tjera.

Më poshtë ju sjellim intervistën e plotë:

Lajmi.net: Si festohet Viti i Ri në familjen tuaj?

Abrashi: Tash edhe shkaku i pandemisë, duke qenë që duhet të jemi më të vëmendshëm, edhe festimi i ndërrimit të motmoteve ka kufizime e rregulla tjera, prandaj sivjet kemi një festë më të kufizuar dhe vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

Lajmi.net: Cili është ushqimi që nuk mungon asnjëherë në tryezën e Vitit të Ri në familjen tuaj?

Abrashi: Ushqime të zakonshme si çdo familje e Kosovës. Unë personalisht preferoj ushqimet tradicionale.

Lajmi.net: Cili është ushqimi juaj më i preferuar? E kemi fjalën për ushqim tradicional.

Abrashi: Tek ushqimet tradicionale, pak si vështirë me bërë renditje, sepse të gjitha i preferoj, sidoqoftë aty ku nuk mund të rezistoj aspak janë produktet e bulmetit.

Lajmi.net: Më mirë zëdhënës i Qeverisë apo ministër?

Abrashi: S’kisha bërë ndonjë dallim, në dy pozitat kam punë me gazetarë. Kam bashkëpunim korrekt me gazetarë në të gjitha pozitat që i kam mbajtur, por nëse duhet vendosi, të qenit zëdhënës është paksa më e vështirë.

Lajmi.net: E dimë që i përkisni gjeneratës së re të politikanëve, sa është ministri Abrashi i dhënë pas mbrëmjeve, pas jetës së natës dhe a ju kanë munguar këto mbrëmje gjatë 2020-ës?

Abrashi: Na mungojnë nga pak, meqenëse pozita e ministrit ka limituar kohën shumë shkaku i angazhimeve, por edhe pandemia e ka bërë të veten. Shpresoj se me përfundimin e pandemisë, do t’i kthehemi jetës normale e miqve në përgjithësi.

Lajmi.net: Sa orë në ditë ia kushtoni fëmijëve tuaj?

Abrashi: Jo sa duhet shkaku i angazhimit, por provoj maksimalisht aq kohë sa kam të lirë t’ua kushtojë fëmijëve dhe familjes.

Lajmi.net: Sa ju ndihmojnë këshillat e bashkëshortes në punën tuaj dhe cila ka qenë këshilla e saj që ju ka hyrë më së shumti në punë deri më tani që prej kohës që jeni të martuar?

Abrashi: Këshilla nga bashkëshortja marr shpesh, e posaçërisht pas paraqitjeve televizive, ku ajo bënë një listë qoftë të vërejtjeve qoftë këshillave. Sidoqoftë, kisha përmend faktin që ajo vazhdimisht më kërkon të jem sa më pozitiv dhe mos t’i ngarkojë qytetarët edhe më shumë.

Lajmi.net: Cili ka qenë lapsusi juaj më i madh që keni bërë që prej kohës që jeni në politikë?. Lapsus që nuk e ka vërejtur askush, por që ju e dini se e keni bërë atë. Qoftë në protokoll apo diçka të ngjashme.

Abrashi: S’më kujtohet ndonjë rast.

Lajmi.net: Nëse do e kërkonte Kryesia e LDK-së që ju të kandidonit përsëri për të parin e Prishtinës, a do e sakrifikonit postin e ministrit për kryetarin e kryeqendrës së Kosovës?

Abrashi: Nuk e kisha thënë sakrificë, por organet e partisë janë ato që ta japin pozitën dhe besimin në aspektin e pozitave politike. Deri më tani nuk i kam kundërshtuar, dhe nuk do t’i kundërshtoj vendimet e organeve të partisë, çfarëdo qofshin ato.

Lajmi.net: Cili politikan kosovar mendon se i përafrohet idealit, qetësisë e urtësisë që kishte presidenti Rugova?

Abrashi: Nuk ka ende një person të dytë në skenën politike të Kosovës.

Lajmi.net: Cili është synimi juaj për vitin 2021?

Abrashi: Të bëjmë punë të mira për shoqërinë, pavarësisht në pozitën që ndodhem. E rëndësishme është që puna ime do të mbetet e fokusuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve, të tjerat janë gjëra që i sjell koha.

Lajmi.net: Mesazhi juaj për të gjithë qytetarët për Vitin e Ri?

Abrashi: Të bëhemi më solidar me të tjerët, të kujdesemi për më të moshuarit e dashurit, e të kemi edhe pak durim se pandemisë po i vjen fundi. Kurse viti 2021 të jetë vit i dashurisë për vendin e njerëzit e saj.

Post Views: 9

Post navigation

Tea pezullohet nga “Përputhen”, zbulohet arsyeja e këtij vendimi
Specializanti shqiptar merr vaksinën anti-COVID në Romë

Related Articles

Baton Haxhiu: “Rinia e Kosovës po dëgjojnë përralla nëpër xhamia” (Video)

admin
March 6, 2021 Comments Off on Baton Haxhiu: “Rinia e Kosovës po dëgjojnë përralla nëpër xhamia” (Video)

Në Këtë Foto Fshihet Një Kafshë, Eshte e veshtire por A Mund Ta Gjeni..?

admin
March 6, 2021 Comments Off on Në Këtë Foto Fshihet Një Kafshë, Eshte e veshtire por A Mund Ta Gjeni..?

Gjendet tek ne / Ja cila është lulja që kushton sa një shtëpi, po e gjetët Anglia jep 10 mijë Euro

admin
March 6, 2021March 6, 2021 Comments Off on Gjendet tek ne / Ja cila është lulja që kushton sa një shtëpi, po e gjetët Anglia jep 10 mijë Euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

Recent Posts

  • Baton Haxhiu: “Rinia e Kosovës po dëgjojnë përralla nëpër xhamia” (Video)
  • Në Këtë Foto Fshihet Një Kafshë, Eshte e veshtire por A Mund Ta Gjeni..?
  • Gjendet tek ne / Ja cila është lulja që kushton sa një shtëpi, po e gjetët Anglia jep 10 mijë Euro
  • Studim: Në Kosovë mbi 40 % e popullates janë me çrregullime mendore
  • ARTA ELEZAJ VË NË FOKUS TË PASMET SUPERSEKSI

Recent Comments

    Archives

    • March 2021
    • February 2021
    • January 2021
    • October 2020

    Categories

    • Kuriozitete
    • Lajmet E fundit
    • Shendet
    • Sport

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org
    Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
    We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
    Cookie settingsACCEPT
    Manage consent

    Privacy Overview

    This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
    Necessary
    Always Enabled

    Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

    Non-necessary

    Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.