




Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka dhënë një intervistë për Top Channel mëngjesin e ditës së sotme ku ka treguar se në cilin rast masat anti-Covid do të rishkohen dhe vendi të rrezikojë një mbyllje tjetër.




Ajo u shpreh se gjithçka varet nga varianti ‘Delta’ dhe sa mund të na rrezikoi ai. Deri tani në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me variantin indian të virusit dhe kjo gjë na jep shpresë. Megjithatë, vigjilenca mbetet.




“Nëse do të kemi raste me Delta natyrisht që do të ketë rishikim të masave. Nëse do të vërejmë bile edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet,” tha Bino për TCH.