Gazetari Marin Mema, nëpërmjet “Gjurmë Shqiptare” ka bërë një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik dhe historik. Në dokumentar u transmetuan pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër.
Ai ka treguar mënyrën se si ra në gjurmët e kësaj shpelle. Mema tha se mesazhi i dy eksploruesve të shpellave e ka tronditur.
“Ne nuk e kemi të qartë fiks se sa skelete janë aty brenda. Kemi arritur te dallojmë rreth 40-50 kafka, por mund të jenë edhe më shumë se shpella duket që kë pësuër një erozion, i cili ka mbuluar një pjesë të eshtrave. Gjithçka ka qenë rastësi. Jam habitur nga një mesazh që më çuan dy eksplorues shpellash duke e shoqëruar me pamje.
Si fillim më nisën dhe video, ishte aq shokuese videoja sa mendova se ishte shaka. Iu thashë se nuk do jetë në Shqipëri. Vete ditës tjetër në fshatin Gjuras që ndodhet 15 km larg nga Peshkopia. Është një fshat malor që ka një shkrep lart të ngritur mbi krye. Pikërisht aty ndodhej hyrja e shpellës. Hyrja e saj ishte shumë e ngushtë. Hymë duke u zvarritur këmba dorës.
Kërkova ngritjen e një grupi arkeologësh. Shumë nga ata pretenduan si fillim se ato i përkisnin masakrës të luf.tës së parë botërore apo edhe komunizmit. Analizat nga Vjena rezultuan të kundërtën. Ato i përkisnin një periudhe të 1700 vjetëve më parë”, tha Mema.