
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se është e sigurtë që në Shqipëri po qarkullojnë variantet e reja të Covid.




Kjo pasi ka patur një rritje të lartë të të infektuarve ditët e fundit, përfshirë edhe të rinjtë. Ajo tha se në dy javët në vijim do të qëndrojnë në fuqi masat e reja dhe më pas do të bëhet një vlerësim tjetër.




Manastirliu u shpreh:




Situata epidemiologjike ka qenë me rritje ku mbizotëron rritja e inc ide ncës në këtë javë. Trendi i rritjes vjen si pasojë e grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe qarkullimi i llojeve të tjera të viruseve. Kemi dyshime të qenësishme që variante të tjera të virusit Covid janë të pranishëm.
Sepse ka dhe një fashë të grupmoshave të reja që po infektohen masivisht me këtë sëmundje. Ndaj kemi ndërmarrë masat e reja, jemi të detyruar. Masat që ka vendosur komiteti do qendrojnë 2 javë, të cilat do të jenë vendimtare, dhe kërkohet sa krificë.