Malësori nga Tropoja me valixhe druri dhe i “pastër në biografi”, të cilit iu ngarkua detyra e “antikomunistit” pas vitit 1990

Rrëfimi i historianes ruse Smirnova/ Si e mbështeti sistemi monist shkollimin e Sali Berishës në Francë nëpërmjet bursës së UNESCO-s më 1978 dhe  si u ngjit si me sustë në rangun e lartë  të PPSH 

Për shumë njerëz lidershipi i vendit është trashëgimtar i Partisë së Punës të Shqipërisë.

Edhe pse sot operojnë nën siglat e PD-së, PS-së e shumë partive të tjera, ata që drejtojnë këto parti janë pinjollë të dik.taturës, ose agjentë të shërbimit sekret të famëkeqit Sigurimit i Shtetit.

Ku ka ndodhur në ndonjë vend europian që një politikan si Sali Berisha të qëndrojë kaq gjatë në politikë, pozitë dhe opozitë?

Vetëm në vendet e prapambetura dhe ato me regjim monarkik mund të ketë politikanë që qëndrojnë kaq gjatë në politikë. Dhe është pikërisht kjo anomali që mban peng Shqipërinë, integrimin e saj në strukturat e Bashkimit Europian dhe ka bërë që shteti të kapet nga korrupsioni e mafia, sepse korrupsioni e mafia janë pikërisht vetë këta që na drejtojnë.

Por si ndodhi që njerëzit e di.ktaturës u kamufluan dhe zunë pozitat kyce në shtet?

Kjo është “meritë” e mafiozëve të kuq të di.ktaturës që infiltruan njerëzit e tyre në rrymat politike të pas vitit 1990, në një shoqëri që nuk e njihte thuajse aspak kulturën e pluralizmit politik.

Dhe skenari i Ramiz Alisë me shokë funksionoi për mrekulli, duke na lënë peshqesh edhe sot e kësaj dite sekretarët e Partisë së Punës si Sali Berisha, i shndërruar në një antikomunist të thekur (në dukje). Sic konstaton populli “ujku qimen e ndërron (partinë), por zakonin se harron (pushtetin)” dhe kjo merr vlerë pikërisht në rastin e Berishës.

Po si mundi Sali Berisha të ngjitet kaq fuqishëm në hierarkinë e pushtetit?

I anëtarësuar në vitin 1968 në Partinë e Punës, malësori nga Tropoja, me biografi të pastër dhe me një besnikëri që shkonte deri në verbëri ndaj udhëheqjes e sidomos shokut Enver, mori privilegje të mëdha.

Shteti monist investoi për këtë kardiolog të ri në atë kohë, duke e ngjitur në majat drejtuese në shëndetësi dhe komitetin e partisë së Tiranës si me telekomande.

Këtë lë të kuptohet edhe historiania ruse Nina Smirnova, specialiste e Historisë së Shqipërisë në Rusi, e cila është ndarë nga jeta në vitin 2001.

Në vitet e fundit të jetës ajo botoi librin “Historia e Shqipërisë për gjatë shekullit XX”, ku ndër të tjera i kushton rëndësi dhe këtij personazhi, i cili u mbështet nga shteti monist të studionte në Francë nëpërmjet një burse të dhënë nga UNESCO në vitin 1978.

Prej atij viti Sali Berisha do të merrte rol protagonist në shumë ngjarje politike të kohës, duke qenë i zgjedhuri i udhëheqjes së lartë të PPSH-së e sidomos Ramiz Alisë. “Për përgatitjen e kuadrove të kualifikuara dhe stazhin e specialistëve të ekonomisë popullore u shfrytëzuan në mënyrë aktive marrëveshjet për këmbimet kulturore e shkencore me Austrinë, Suedinë, Francën, Finlandën, Republikën Federale të Gjermanisë e me disa vende të tjera.

Të drejtën për të studiuar e për t’u kualifikuar në vendet perëndimore, sic ndodhte në të gjitha vendet socialiste sipas shembullit të Bashkimit Sovjetik, e kishin pjesëtarët e familjeve që i përkisnin sferës së lartë partiako-shtetërore dhe partiakët me “anketën e pastër”, të cilëve as u shkonte ndërmend të kërkonin azil politik.

Sipas kësaj linje, në vitin 1978 u zgjodh dhe shkoi për stazh në Francë me bursën e UNESCO-s kardiologu Sali Berisha, me origjinë nga Tropoja, një qytezë diku në malet e Shqipërisë së Veriut.

Në vitin 1986, si përfaqësues i Shqipërisë, ai u bë anëtar i Komitetit Europian të Kërkimeve Mjekësore në Kopenhagen”, shkruan Nina Smirnova në librin e saj (fq.409).

Shihet qartë se sistemi monist po e përgatiste Sali Berishën për sfidat e ardhshme të kupolës komuniste dhe Berisha do të bëhej sidomos aktiv gjatë kohës që Hysni Kapo, një nga krerët e lartë të udhëheqjes ishte i sëmurë dhe i shtruar në një klinikë të Parisit.

Për këtë cështje dhe rolin e “Doktorit” është shkruar dhe më herët. Por dalja në skenë e Berishës në vitin 1990, tashmë me këmishën e ndryshuar nga e kuqe në blu, si dhe fotot e zbuluara më vonë ku ai shoqërohet me fëmijët e Enver Hoxhës e madje qëndron deri në oxhakun e vilës së tij, tregojnë qartë se Shqipëria e këtyre 27 vjetëve demokraci ka qenë peng i një njeriu të dalë nga skutat e shkollës së komunizmit, i mbështetur prej atij sistemi, dhe i kamufluar nën petkun e doktorit ai i ka shërbyer interesave të udhëheqjes së asaj kohe, dje dhe sot.

Padyshim, në librin e Smirnovës ky personazh trajtohet me imtësi edhe për vitet pas 1991, sidomos në raportet e Shqipërisë me ish-Jugosllavinë, ku Berisha furnizoi me naftë makinerinë ushtarake të Sllobodan Milloshevicit, të cilit bota mbarë i kishte vënë embargo.

Historia do të zbulojë më shumë rreth kësaj figure që i ka sjellë vendit në jo pak raste dëme të pallogaritshme.

Në pjesën e dytë do të ndiqni se si nisi përplasja e parë e Sali Berishës me Rexhep Qosen. Shkrimtari besohet se i kishte vënë emrin gazetës së PD-së, “Rilindja Demokratike”, por shpejt ai do të kalonte në armiqesi me Sali Berishën për cështjen e Kosovës, ku Berisha mbajti qëndrime që u cilësuan më vonë si pro serbe, ndërsa Qosja kërkonte të rishikohej skëterra historike e vitit 1912, për të cilën kishin vuajtur burgjeve të ish-Jugosllavisë patriotë të mëdhenj shqiptarë, shkrimtarë e shkencëtarë që lu.ftonin për bashkim kombëtar. /Pamfleti