Dy ekspertët mjekoligjorë që mohuan vrasjen e Trebickës janë kandidatë të Berishës në zgjedhjet e 14 majit…
Ilir Meta dhe Sali Berisha duket se i tremben vazhdimisht të shkuarës. Duke qenë se kanë një CV të gjatë me krime, bëma, afera dhe ngjarje që mund t’i fundosin ata punojnë ditë e natë që të mos lënë gjurmë dhe dëshmitarë. Shumë janë zhdukur dhe kanë ikur jashtë, ndërsa atyre që janë këtu duket se po u mbyllet goja me poste.
Ditën e djeshme ka dalë në pah një fakt, pasi personat që kishin në dorë zbardhjen e vdekjes së Kosta Trebickës janë futur si kandidatë në zgjedhje nga Sali Berisha. Ishte Rama që tha nga Kukësi se kandidati Admir Sinemati e shpëtoi Berishën nga Gërdeci. Në fakt ai ka qenë pjesë e ekspertëve mjeko-ligjore që arritën në konkluzionin se Kosta Trebicka ka vdekur nga hemorragjia e shkaqe të tjera dhe nuk ishte vrarë.
“Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmuar ai. E ka ndihmuar me ato letrat e Gërdecit. Po nuk ka rëndësi, edhe sikur mos ta kishte ndihmuar me letrat e Gërdecit, ata Gërdecin e kanë në kokë të gjithë. Ku janë ata ka një Gërdec”, tha Rama.
Ndërkohë duhet theksuar se pjesë e grupit prej 4 mjekësh është dhe Zija Ismaili. Ky i fundit kandidon në Berat për kryetar bashkie. Pra dy emrat që u morën me ekspertizën e Trebickës sot janë kandidatë të Berishës. Rastësi apo Berisha ka frikë nga Gërdeci dhe po i josh?
SPAK ka hapur dosjen dhe ka nisur hetimet ndaj personave të përfshirë në tragjedi, mes të cilëve është dhe Shkëlzen Berisha. Kosta Trebicka ishte personi që kishte dijeni dhe madje drejtoi gishtin dhe nga djali i ish-kryeministrit. Por Trebicka ndërroi jetë në Voskopjë në rrethana misterioze, ku u tha se i ndodhi një aksident gjatë gjuetisë. Mirëpo ka shumë që besojnë se ai u eliminua për të mos folur mbi Gërdecin. Sot ata që vulosën se ai nuk u vra, janë krah Berishës.

Kjo lëvizje e tij është e njëjtë me atë të Ilir Metës. Ky i fundit në vitin 2011 u përfshi në skandalin e famshëm të bllokut 700 mijë euro. Ai ja hodhi paq falë ekspertëve, të cilët ngritën dyshime se në video ishte ndërhyrë. Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani i dolën në krah Metës, ndonëse shihej me zë e figurë se Meta kërkonte para nga Dritan Prifti.
Kur u rikthye në pushtet, Meta e emëroi Ermal Beqirin drejtor dhe më pas ky i fundit mori miliona nga tenderët. Pak vite më parë plasi skandali me byzylykët e të dënuarve që liroheshin me kusht. Në atë skandal doli emri i Ermal Beqirit. Pra personi që fshehu të vërtetën e videos u punësua nga Meta dhe e mbylli gojën duke marrë tendera e poste. Të njëjtën gjë duket se po bën dhe Berisha. Pra të dy po u mbyllin gojën dëshmitarëve./Pamfleti