Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Luani i zemrës, bima mbrojtëse e jetës (Lu fton sëm undjet më të rë nda)

Luani i zemrës, bima mbrojtëse e jetës (Lu fton sëm undjet më të rë nda)

admin
January 3, 2021 No Comments

Që në lashtësi, luani i zemrës është përdorur për të trajtuar rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga ankthi.

Grekët dhe Romakët e lashtë e vlerësonin luanin e zemrës sepse besonin që ai i shëronte nga shqetësimet fizike dhe emocionale të zemrës.
Emri botanik i luanit të zemrës është Leonurus cardiaca dhe përshkruan më së miri paraqitjen dhe përdorimin mjekësor të kësaj bime.

Leonurus do të thotë “bishti i luanit” sepse shumë njerëz mendonin se gjethet e bimës i ngjanin bishtit të luanit. “Cardiaca” do të thotë “për zemrën.”

Në Shqipëri, kjo bimë rritet e egër në natyrë.

Njerëzve u duket si një barishte e zakontë, por ata që sigurojnë të ardhura falë bimëve mjekësore, e konsiderojnë veten me fat kur e gjejnë luanin e zemrës, pasi ia dinë mjaft mirë vlerat.

Vlerat shëndetësore të luanit të zemrës

Substanca alkaloid lenourine që gjendet tek luani i zemrës qetëson muskujt dhe parandalon mpiksjen e gja kut. Ajo ul tensionin e gj akut dhe largon yndyrnat prej tij.

Disa prej vlerave më të shquara shëndetësore të luanit të zemrës janë :

Përdoret për kurimin e problemeve me zemrën

Aftësitë diuretike të luanit të zemrës shmangin kalcifikimin e arterieve dhe ulin hipertensionin. Luani i zemrës ul tensionin e gj akut sepse ka vitaminat A dhe C.

Ai përdoret edhe për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare, ul ritmet e larta të rrahjeve të zemrës, çrregullimet me zemrën dhe ul rrezikun e mpiksjes së gj akut.

Kjo bimë ul rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga stresi, tensioni apo ankthi.

Përdorimi i luanit të zemrës për këtë çrregullim është miratuar edhe nga Autoriteti Gjerman i Mjekësisë.

Hipertiroidizimi është një simptomë që shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe Komisioni Gjerman shprehet se luani i zemrës mund të përdoret edhe kundër kësaj simptome.

Tonik për femrat

Luani i zemrës është një nga tonikët më të mirë bimorë për femrat.

Ka plot vlera për shqetësimet shëndetësore duke përfshirë edhe irritimin nervor.

Çrregullimet e lëkurës

Ekstrakti i luanit të zemrës ndihmon për të trajtuar disa probleme me lëkurën siç janë dermatiti, ekzema dhe kruarjet e tepërta.

Kundër irritimit dhe problemeve me sytë

Luani i zemrës përdoret kundër kruarjeve, problemeve me sytë dhe parandalimin e mpiksjes së gja kut.

Lufton ethet, temperaturën dhe probleme të tjera të frymëmarrjes

Luani i zemrës parandalon ethet dhe temperaturën. Trajton kollën dhe simptomat e bronshitit.

Kundër edemës dhe problemeve me veshkat

Luani i zemrës përmirëson funksionet e veshkave dhe trajton edemën e shkaktuar nga problemet në këtë organ.

Shton oreksin

Luani i zemrës ka një shije të hidhur që nxit tretjen. Ajo duhet kombinuar me disa bimë të tjera aromatike në përgatitjen e një tretësire e cila duhet konsumuar me pika përpara çdo vakti.

Luani i zemrës është i dobishëm edhe kur pihet si çaj.

Shija e hidhur mund të zbutet duke shtuar erëza ose ëmbëlsues. Mjalti është një prej tyre.

Luani i zemrës kombinohet mirë edhe me trëndafilin e egër për përgatitjen e tonikëve të shëndetshëm të zemrës./AgroWeb

Post navigation

Shkuan nuse ne Kosove/ Keto jane 5 Vajzat VIP qe u dashuruan me cunat e Kosoves
Jeton e vetme prej vitit 1999/ Njihuni me rrëfimin e gruas shqiptare që ka humbur katër djemtë dhe të shoqin

Related Articles

E rëndë: PIagosen dy poIicë në Skënderaj, njëri u qëIIua në kokë dhe është në gjendje te rënd…

admin
July 3, 2022 Comments Off on E rëndë: PIagosen dy poIicë në Skënderaj, njëri u qëIIua në kokë dhe është në gjendje te rënd…

Rafet Rama: Në 1997-ën, policia shqiptare kishte arrestuar Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën për t’ia dorëzuar policisë serbe

admin
July 3, 2022July 3, 2022 Comments Off on Rafet Rama: Në 1997-ën, policia shqiptare kishte arrestuar Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën për t’ia dorëzuar policisë serbe

Dëshmi historike: Letra e fundit e Adem Jasharit dërguar nga Drenica

admin
July 3, 2022 Comments Off on Dëshmi historike: Letra e fundit e Adem Jasharit dërguar nga Drenica
Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT