Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Kaloi semaforin në të kuqe, flet qytetari të cilit policët ia thy ‘en brinjtë

Kaloi semaforin në të kuqe, flet qytetari të cilit policët ia thy ‘en brinjtë

admin
February 7, 2021 Comments Off on Kaloi semaforin në të kuqe, flet qytetari të cilit policët ia thy ‘en brinjtë

Aty Bakija thotë që policët ushtruan dhunë ndaj tij, krahas asaj që deklarohet se nuk refuzoi të dorëzohet.

“Edhe u nala, i çova durt edhe tu dalë prej kerrit thashë më falni se gabova. Pa e kry më ka ra dikush boks në kry më ka qit në tokë. Ma kanë msy nja 7 vetë me krejt forcën më kanë rrahë, vetëm zoti e di cfar të rrehne më kanë bërë, këso të rrahure kam pa vetëm në kohën e okupimit të Serbisë, ka thënë Bakija për T7.

Ai sqaron pse vendosi të kalojë semaforin në atë formë.

“Nuk isha në gjendje të mirë. Hyra në krye të rrugës e pasë 5 e 45 e mëngjesit, nuk kishtë asnjë makinë, hajt thashë po hi në të kuqën, 8 sekonda. Si hina në të kuqën shkova rreth 300 metra po e vërej Policinë:, rrëfen ai.

60 vjeçari thotë se do ta sqarojë deri në fund pse policia përdori këtë metodë për ta ndaluar.

“Pa e marrë vesh nuk tërhiqem prej kësaj pune, ata janë të fortë unë jam i ligë. Ata janë të fortë se ata më kanë rrahë mua”, shtoi ai.

E nga kjo ngjarje, ky qytetar pësoi lëndime. Zyrtarët policorë atij ia thyejnë dy brinjë. Këtë e kanë konfirmuar edhe në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“E kam vizituar pacientin, në bazë të ekzaminimit klinik që i kemi bërë, testeve dhe CT është konstatu se i ka dy brinjë të thyer në anën e majtë”, ka thënë ortopedi, Burim Sahatqiu.

Ndonëse dyshohet se Bakija është viktimë, ky fillimisht po hetohej si i dyshuar, pasi që rasti ishte lajmëruar si sulm ndaj personit zyrtar. Megjithatë, me të lajmëruar rastin, janë marrë masa.

Shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë suspenduar, derisa tre prej tyre janë ndaluar.

“Rasti fillimisht është raportu si sulm ndaj personit zyrtar dhe njësitet policore iu kanë pëegjigjur rastit, në ndërkohë kemi pranuar një informatë nga Inspektorati Policor që i dyshuari gjatë kohës sa ka qenë duke u trajtuar në spitalin rajonal ka kontaktuar IPK-në dhe ka pasur ankesa rreth përdorimit të forcës së tepruar nga ana e zyrtarëve policor, ka thënë Lumni Graishta nga Policia e Kosovës në Gjakovë.
Ai thotë që ata janë suspenduar në mënyrë që hetimet të zhvillohen pa pengesa.

Ndërkohë për të dyshuarit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masë të paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar tre zyrtarë policorë, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “ Lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Yllka Juniku-Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Rast i ngjashëm ishte raportuar edhe ditë më parë, ku ndaj një të riu dyshohet se zyrtarët policorë kanë ushtruar dhunë

Post navigation

Do qani! Sheh veten në lajme, gjyshe Remzija perlotet, i plotesohet deshira e jetes! (Video)
Shqiptari me 2 gra dhe 8 fëmijë nuk mban mend emrin e foshnjes tre muajsh: Janë shumë për Zotin!

Related Articles

“Kush janë Goran Rakiqi, Simiqi, Jevtiqi…” shkaktarë të situatës në veri

admin
August 1, 2022 Comments Off on “Kush janë Goran Rakiqi, Simiqi, Jevtiqi…” shkaktarë të situatës në veri

Xhavit Haliti: Politikan dhe i ndershëm s’ka

admin
July 30, 2022 Comments Off on Xhavit Haliti: Politikan dhe i ndershëm s’ka

“Aksion në veri – Raportohet për arrestimin e krahut të djathtë të Radojçiqit”

admin
July 30, 2022 Comments Off on “Aksion në veri – Raportohet për arrestimin e krahut të djathtë të Radojçiqit”
Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT