Joe Biden në vitin 1999: Ne duhet të hyjmë me trupa në tokësore në Kosovë, duhet të shkojmë drejt e në Beograd dhe ta arrestojmë Millosheviçin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Bidenn, së bashku me dy senatorët Bob Dole dhe John McCain gjatë një debati në emisionin politik “Meet the Press” po debatonin për bom.bardimet e NATO-së në Kosovë, në vitin 1999.

Ish zv.Presidenti amerikan Joe Bidenn, tani President i Shteteve të Bashkuara, në vitin 1999 ishte ithatar i ndër.hyrjes tokësore në Kosovë, shkruan FM Images.

Tim Russert: Senator Biden, a mos po e zbut pak qëndrimin presidenti?

Joe Biden: Shihni, në Uashington ka vetëm tre njerëz që mendojnë se duhet të shkojmë drejt e në Beograd dhe ta arrestojmë Millosheviçin.

Le të mos e gënjejmë veten, jemi vetëm tre njerëz (Biden John McCain dhe Bob Dole), të tjerat që thuhen janë llafe kot.

Kongresi republikan as që dëshiron të votojë për bom.bardime, forcat e NATO-s as që e kanë në mend idenë e dërgimit të trupave tokësore.

Nëse Presidenti e do këtë ose jo, kjo nuk ka rëndësi. Pyetja, mendoj unë, është se çfarë do të quajmë fitore.

Kemi qenë edhe më parë në këtë emision.

Përkufizimi i fitores është nxjerrja e të gjitha trupave jashtë Kosovës, kthimi i shqiptarëve në Kosovë dhe hyrja në Kosovë e një force të udhëhequr nga NATO.

Kjo (që thuhet tani) nuk është fitore totale. Kjo nuk është fitorja që dua unë, nuk është fitorja që do John McCain.

Unë e kam thënë: Ne duhet të hyjmë me trupa në terren. Ne duhet ta themi hapur se do të ketë vik.tima amerikane.

Ne duhet të hyjmë në Beograd dhe ta okupojmë vendin siç bëmë në Gjermani dhe Japoni.

Duhet të hapim gjyqe publike, për ta hequr maskën e vik.timizimit të serbëve, që njerëzit në Serbi ta dinë se çfarë ka ndodhur.

Është e vetmja gjë që mund të funksionojë. Por përveç ne të treve, askush tjetër nuk ka folur për këtë qysh në fillim.

Pra, kur presidenti thotë se nuk është për fitore totale, ai nuk është për atë që duam ne, dhe asnjëherë nuk ka qenë.

As NATO dhe as asnjeri tjetër nuk ka qenë përveç ne të treve.