Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Ja në cilat data janë 13 të martat e shenjta për të shkuar në Kishën e Laçit dhe përse duhet të shkoj çdo shqiptar: Aty ka ndodhur mrekullia e madhe!

Ja në cilat data janë 13 të martat e shenjta për të shkuar në Kishën e Laçit dhe përse duhet të shkoj çdo shqiptar: Aty ka ndodhur mrekullia e madhe!

admin
October 22, 2020 No Comments


Të martën, më 13 qershor, e kanë gdhirë mbi gurët e bekuar të Sebastésë në Laç të Kurbinit mijëra vetë. Zakonisht për çdo të kremte të Shna Ndoit kishën zëmadhe e frekuentojnë më shumë se një milionë pelegrinë, të cilët nuk janë vetëm besimtarë katolikë, por dhe të krishterë të tjerë, myslimanë, laikë etj., pasi Shna Ndoi konsiderohet shenjti i të gjithëve. Të tillë e përcjellin kultin e tij dhe kronikat mesjetare.


Nuk ka aparat fotografik që ta nxërë gjithë peizazhin në lëvizje të pelegrinëve që ngjitën njëherësh për te vendi i shenjtë. Quhen 13 të martat e Shna Ndoit, që nisin në mars e përfundojnë më 13 qershor. Janë ditët e shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të moçme dhe gjithandej në tempujt e tjerë me emrin e këtij pajtori të përbotshëm.

Pelegrinët e Laçit kulmojnë në këto të marta, aq sa rëndohet trafiku, por ata vijnë këtu gjatë gjithë vitit, sidomos të dielave kur jepet mesha. Njerëzit luten që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi. Ata besojnë në mrekullibërjen shëruese të kësaj Shenjtoreje, më shumë se te çdo doktor e spital. Aq i fortë është adhurimi për Shna Nduen, sa bëhet be “Për kishën e Laçit”, si për rrallë ndonjë vend tjetër të shenjtë në botën shqiptare. Në këtë kishë monumentale në fillimet e shekulit XX ka shërbyer dhe françeskani i madh At Shtjefën Gjeçovi, ashtu siç në këto treva ka patur dhe të tjerë misionarë dritëdhënës në besim, arsim e qytetërim, qysh nga ipeshkvi i Arbërisë Imzot Mark Skura e më përpara.

Është folur e shkruar shumë për këtë kryevend peligrinazhi religjioz, të cilin e vizitojnë me devocion jo vetëm shqiptarët e këtushëm, por nga mbarë trojet shqiptare, disapora, dhe shtetas të huaj. Dyndjet masive për në Kishën e Laçit janë të pakrahasueshme me asnjë peligrinazh tjetër ndër ne, duke e kthyer Laçin në Mekën e shqiptarëve. Në kodrën shkëmbore sipër qytetit është ngritur vit pas viti një kompleks arkitekturor kishtar i rrallë, me rrugë të përpjeta këmbësore gjithë shkallë, shtatore të shenjtit etj. Po ashtu një nga visaret e këtij tempulli mahnitës është “Shpella e Shën Vlashit martir” me legjendën dhe historinë e vet shenjtëruese, që vizitohet pareshtur nga pelegrinët. Përndryshe, Sebasteja është vendi i dy shenjtorëve, ku qirinjtë e lutjeve, përshpirtjeve dhe meditimeve nuk shuhen asnjëherë.

Post navigation

Kushërira e parë i nxjerr bojën Ermal Fejzullahut: E kam marrë në tefefon dhe i kam thënë….. po ai nuk
Hajde-Hajde! Degjeneron Kuvendi shqiptar deputete zihen me njëra-tjetrën: Mos ma ngri mua atë gisht ti se ta f*….. je dhe nënë

Related Articles

Rafet Rama: Në 1997-ën, policia shqiptare kishte arrestuar Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën për t’ia dorëzuar policisë serbe

admin
July 3, 2022July 3, 2022 Comments Off on Rafet Rama: Në 1997-ën, policia shqiptare kishte arrestuar Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën për t’ia dorëzuar policisë serbe

Dëshmi historike: Letra e fundit e Adem Jasharit dërguar nga Drenica

admin
July 3, 2022 Comments Off on Dëshmi historike: Letra e fundit e Adem Jasharit dërguar nga Drenica

Janjiq: Vuçiq e frikëson popullin saherë që pranon marrëveshjet që merren në Prishtinë

admin
July 3, 2022 Comments Off on Janjiq: Vuçiq e frikëson popullin saherë që pranon marrëveshjet që merren në Prishtinë
Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT