




Fabrikat e përpunimit të qumështit në Shqipëri, vazhdojnë të hedhin në treg produkte bulmeti, të prodhuara me 70% qumësht pluhur, vaj palme e konservantë kimikë; ndërsa në etiketa e reklama mediatike, mashtrojnë duke i deklaruar si produkte me 100% qumësht natyral vendi.




Këtë e provon fakti, se vetëm gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, në Shqipëri janë futur 36 mijë ton qumësht pluhur me përbërës proteinik 6%, i destinuar vetëm për prodhime të ambalazhuara.
Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti” nga Ministria e Financave që ka në vartësi doganat, kjo sasi qumështi pluhur është futur nga Porti i Durrësit e Vlorës, nga Kakavija, Kapshtica, Qafë-Thana e Morina, me kalim verbal sipas Fletë-Analizës shoqëruese.




Sasia 36 mijë ton qumësht pluhur, është porositur nga fabrikat e pëpunimit të qumështit; të cilat nëpër etiketa, reklama e raporte cilësie, deklarojnë produkte me 100% qumësht natyral vendi.
Mashtrimi i tyre, ka lidhje me leverdinë financiare në raportin kosto-sasi prodhimi, mbasi me 1 kg. qumësht pluhur që e blejnë 1.2 Euro jashtë Shqipërisë, fabrikat e mëdha si “Erzeni”, “Lufra”, Zepa Natyral etj., prodhojnë 10 litra qumësht, 15 Mozzarella, 6 vazo kosi.




Përbërësit manipulues të qumështit pluhur, si vaji i palmës e konservantë për forcim e rezistence produkti, krijojnë shije dhe cilësi sikur janë qumësht natyral e madje i freskët.
Kjo leverdi fitimi me qumështin pluhur, është bërë në revistën “Monitor”, nga shefat Luis Ndreka e Sajmir Begaj të fabrikave “Lufra” dhe “Erzeni”, të cilët thonë se kostoja e qumështit natyral në Shqipëri është e lartë; që lë të nënkuptosh, se fitimet i nxjerrin duke përdorur qumësht pluhur, për të cilët janë kapur nga ati-krimi; ndërsa qumësht natyral nuk importojnë as 1 litër.




Mirëpo ky fitim, sigurohet me mashtrim kriminal që i bëhet konsumatorit, lidhur me origjinën e lëndës së parë, cilësinë, sigurinë dhe vlerën e produktit; duke shitur qumësht pluhur, djathë, gjalpë e kos të prodhuar prej tij; si gjoja produkte me 100% qumësht natyral e të freskët.
Nuk ka nevojë të bëhen analiza laboratorike, për të kuptuar nëse kosi është apo jo me qumësht natyral; mbasi sipas teknologëve ushqimorë, fakti që kosi i fabrikave “Lufra” e “Erzeni” nuk e mpiksin dot qumështin natyral, tregon se është prodhim me mbi 70% qumësht pluhur.




Po kështu, gjalpi, djathi i bardhë, kaçkavall e Mozzarell që prodhojnë këto fabrika; kur skuqen çlirojnë përbërësit kimik të qumështit pluhur e vajit të palmës; ndërsa në ambalazh e etiketa kanë figura lopë e bagëti të imëta dhe deklarimim: “Prodhuar me 100% qumësht natyral”.




Anti-krimi, mund ta konstatojë këtë mashtrim që bëjnë kriminelët dhe hajdutët e fabrikave ushqimore; duke marrë si provë, faktin se sipas sasive të prodhimit vjetor që hedhin në treg, në Shqipëri duhet të jenë 43 milionë krerë lopë e bagëti të imëta për furnizimin e tyre.




Por sipas shifrave të “INSTAT-2020”, në Shqipëri ka 382 mijë krerë lopë, 1.6 milionë krerë dele dhe 778 krerë dhi, ose në toal 2 milionë e 725 mijë krerë lopë e batëti të imëta, 30% e prodhimit të të cilave konsumohet direkt nga familjet e shitet në treg.
Kjo shifër, tregon se qumështi pluhur është “lumi” me të cilin punojnë fabrikat mashtruese e vrasëse; fakt që patjetër e di edhe Babloku; mbasi para 3 vitesh, me diktat të BE, miratoi ligjin për dënim 10-15 vite burg, të biznesmenëve që mashtrojnë me produktet ushqimore./Pamfleti