Ilir Meta paralajmëron prishjen e martesës me Berishën pas zgjedhjeve. I shkel syrin për pazar Ramës

Ilir Meta ka sinjalizuar mbrëmë se mund ta dredhë sërish pas zgjedhjeve të 14 maj, në varësi të rezultatit.

Gjatë emisionit Opinion, Meta tha se marrëveshjen me Berishën e ka vetëm për zgjedhjet lokale dhe aplikimin e referendumeve për çështje të caktuara.

Meta la të hapur mundësinë e një pazari të ri politik për zgjedhjet parlamentare të 2025. I pyetur nga Blendi Fevziu për zgjedhet parlamentare, Meta tha se ‘2025 është shumë larg’.

Kujtojmë se Meta herë ‘martohet’ me Berishën dhe herë me Ramën sipas interesave partiake dhe ekonomike.