




Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e përgjithshme për tu mbrojtur nga pandemia COVID-19.




Nga ky institut është rekomanduar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme, të ndalojnë takimet me njerëzit që nuk jetojnë në bashkësi, të ndalojnë tubimet e të respektojnë masat kufizuese në aktivitete publike.
Njoftimi i IKSHPK’së:
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh shfaqjen e rasteve te rejan me variantin e ri të virusit SARS CoV-2 në Kosovë dhe vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19



