Një deklaratë shokuese është bërë ndaj shqiptarëve nga kandidati i Bashkisë Himarë nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Bejleri.
Teksa ka folur për një televizion grek, Bejleri ka deklaruar se një pjesë e shqiptarëve janë të ardhur në këto troje nga rajoni Alba i Kaukazit.
Deklarata e pasaktë historikisht, pasi është provuar nga historianët më seriozë të botës se shqiptarët nuk kanë lidhje me “Albanian” një rajon në Kaukaz, përdoret edhe sot e kësaj dite gjerësisht nga albanofobët.
“Ka dhe shqiptarë që me shumë gjasa kanë zbritur nga mali Alba i Kaukazit”, dëgjohet të thotë ai për një televizion grek.
Kujtojmë se Bejleri, i cili është me origjinë nga Progonati i Tepelenës, por deklarohet si minoritar grek, është proceduar nga prokuroria në Gjirokastër si një prej anëtarëve terroristë të grupit MAVI, që në 1994-ën hyri në territorin shqiptar duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë në pikën kufitare të Peshkëpisë.