Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Gruaja e Ukë Rugovës i drejtohet Mustafës: Presidentin Rugova e keni lënë pa bukë e pa para gjatë l uftës

Gruaja e Ukë Rugovës i drejtohet Mustafës: Presidentin Rugova e keni lënë pa bukë e pa para gjatë l uftës

admin
January 31, 2021 Comments Off on Gruaja e Ukë Rugovës i drejtohet Mustafës: Presidentin Rugova e keni lënë pa bukë e pa para gjatë l uftës

Përgjatë ditës, rrëfimi i disa momenteve të qeverisjes nga kryeministri, Isa Mustafa, nxiti shumë reagime.

Pas shkrimit të tij të gjatë në Facebook, edhe gruaja e Ukë Rugovës, Blerta Kllokoqi-Rugova, ka rrëfyer problemet në të cilat kishte hasur Rugova gjatë jetës së tij

Përderisa Mustafa kishte shkruar për vështirësitë e tij në qeverisje lokale dhe qendrore, Blerta Rugova ka përmendur sakrificat të cilat Presidenti kishte bërë e vështirësitë me të cilat ai ishte përballur, të cilat, sipas saj, nuk ishin krijuar vetëm nga pushteti serb.
Një ta to, reja e Rugovës ka përmendur njerëzit që, siç thotë ajo, kishin punuar kundër vullnetit të Presidentit Rugova, dhe të cilët ia kishin bllokuar atij financat.

Gjatë kohës për të cilën Blerta flet, financat menaxhoheshin nga Isa Mustafa në Qeverinë e Kosovës në egzil.

Ja postimi i plotë:
Të dashur miq,

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova mbeti jetim kur ishte vetëm 1 muaj.

Shteti fqinjë, pushteti i atëhershëm serb, i p.ushkatuan babën Ukë e gjyshin Rrustë.

Mbeti i vetëm, me nënën Sofë, e cila me shumë sakrificë e mund, nënë shqiptare heroike, e rriti, e edukoi dhe e shkolloi.
Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova nuk kapi një a.rmë e të gjuaj një polic serb a një komisar serb.

E as të dilte e të fyente.

Ai zgjodhi një rrugë tjeter: l.uften me pend.

L.uften e qetë.

L.uften me paqe.

L.uften duke krijuar miq ndërkombëtar.

L.uften duke pasur miq Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Se çfarë sakrifikoi në kohën kur ishim nën okupimin serb të gjithë e dinë!!!

Në fund, erdhën e muren peng.

I kërkuan të shkojë në Beograd dhe të kërkojë ndërprerjen e s.ulmeve të Natos.

Ai kishte para vehtes dy zgjidhje:

1. Të v.des në vend duke u shpallur patriot

2. Të shkojë në Beograd dhe duke shpresuar në mbështetjen e miqve ndërkombëtar të vazhdojë misionin e nisur për çlirimin e qytetarëve të tij, për një Kosovë të pavarur e demokratike

Ai zgjodhi të dyten, duke pasur besim në qytetaret e Republikes së Kosoves dhe duke dëshiruar me çdo kusht Kosoven shtet të pavarur e demokratik për popullin e tij.

U ofendua e u fy.

Por ai, një fjalë nuk e tha!

Me ndihmen e miqëve tanë ndërkombëtar ai dhe familja e tij u transferuan në Itali.

Por ai, me dëshirë dhe vullnet të mirë, për të qenë më afër popullit të tij, duke ditur numrin e qytetarëve që kishin ikur për në Gjermani, kërkoi të udhëtoj drejt Gjermanisë.

Aty ai e kuptoi se kishte njerëz që punonin kunder vullnetit të tij, duke i bllokuar financat, kushtet elementare për jetesë, që ai të mos merrej me procese por me sigurimin e një kafshate buke për fëmijët e tij.

U detyrua të kthehej sërish në Itali.

Por ai, një fjalë nuk e tha!

Kosova u çlirua.

Ëndrra e tij u realizua.

Puna e tij u shpërbly.

Qytetaret e Republikes së Kosoves i dhanë besim të plotë në zgjedhjet e para lokale të pasluftes në vitin 2000, ku fitoi 58% të votave, dhe në zgjedhjet e para parlamentare të pasluftës në vitin 2001, ku përkunder manipulimeve të panumerta, ai fitoi 48% të votave.

Duke parë adhurimin e tij nga populli i Kosoves, duke e parë si një njeri të pamposhtur, i v.ranë shumë bashkëpuntorë.

I v.ranë Xhemajl Mustafen, i v.ranë Smajl Hajdarin, i v.ranë Ukë Bytyqin, e shumë të tjerë.

E s.ulmuan me b.ombë në shtëpi me datën 12.03.2004.

E s.ulmuan me b.ombë veturen e tij me datën 15.03.2005.

Por ai, sërish një fjalë nuk e tha!

Ai kishte ende punë për të bërë, njohjen formale të Pavarësisë së Kosovës.

Në vitin 2004 u munduan të i krijojnë një opozitë shumicë për t’i pamundësuar zgjedhjen si President.

Mu atëkohë, për ata që kanë harruar, ishte Ramush Haradinaj ai që u shkëput nga ai koalicion kunder Rugoves, kunder njeriut që sakrifikoi vehten dhe familjen e tij për një Kosovë të pavarur e demokratike, dhe hyri në koalicion me LDK-në, duke zgjedhur Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova “Presidenti i parë i Republikes së Kosovës”.

Në tetor 2005, Presidenti trajtohej me kemioterapi, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, kur po bisedohej për statusin final të Kosoves në Vjenë të Austrisë, dhe nga takimet me të në atë gjendje duke mos e kursyer aspak dilnin nga takimi me të e thonin: “Kjo është shtëpi e k.rimit, këtu ka k.riminel”, duke provuar me çdo kusht njollosjen e tij përmes familjes së tij, aty ku edhe kanë zanafillen propagandat ndaj Ukë Rugoves.

Por Presidenti ynë historik, një fjalë nuk e tha!

Ai nuk merrej me individë, ai vazhdonte fliste për procese.

Për Kosovën shtet të pavarur e demokratik.

Ai ASNJËHERË një fjalë nuk e tha, as për ata që e s.ulmuan, as për ata që e tradhtuan, as për ata që ia ndalen financat, as për individë ndërkombëtarë, sepse atij nuk i interesonte gjendja e epiteti që atij do i jepnin, i interesonte Kosova shtet i pavarur e demokratik, i interesonte integrimi në BE dhe Nato, i interesonte mirëqenia e qytetarëve të tij.

Post Views: 118

Post navigation

PDK e “dridhë” Skenderajn, nuk u shihet fundi njerëzve të mbledhur/Ketu nuk ka vend per VV
Mbi Pllakat E Vjetra Në Tarracë Shtroni Tepih Guri: Trendi Më I Ri Për Dyshemenë E Ballkonit Dhe Të Shkallëve (VlDEO)

Related Articles

Raka: Dobia nga vaksina kundër Covid-19, shumëfish më e lartë sesa efekti anësor

admin
April 21, 2021 Comments Off on Raka: Dobia nga vaksina kundër Covid-19, shumëfish më e lartë sesa efekti anësor

“Nuk Është E Drejtë Të Mos Mbahen Dasmat”, Shyhretja Kërkon Që Krejt Qytetarët Të Dalin Me Një Zë

admin
April 21, 2021 Comments Off on “Nuk Është E Drejtë Të Mos Mbahen Dasmat”, Shyhretja Kërkon Që Krejt Qytetarët Të Dalin Me Një Zë

Ish-burri i Bora Zemanit flet për herë të parë pas ndarjes/ Tani është me dikë tjetër: Ajo merret me….

admin
April 21, 2021 Comments Off on Ish-burri i Bora Zemanit flet për herë të parë pas ndarjes/ Tani është me dikë tjetër: Ajo merret me….

Recent Posts

  • Raka: Dobia nga vaksina kundër Covid-19, shumëfish më e lartë sesa efekti anësor
  • “Nuk Është E Drejtë Të Mos Mbahen Dasmat”, Shyhretja Kërkon Që Krejt Qytetarët Të Dalin Me Një Zë
  • Ish-burri i Bora Zemanit flet për herë të parë pas ndarjes/ Tani është me dikë tjetër: Ajo merret me….
  • Makina fluturoi në ajër dhe u kthye përmbys, mrekullia ndodh babai dhe tre fëmijët shpëtojnë/ Ai që i nxorri: Tani them Zoti është
  • A jan njerëz këta apo? shikojeni çka ju bëjnë grekët migrantëve (Video)

Recent Comments

    Archives

    • April 2021
    • March 2021
    • February 2021
    • January 2021
    • October 2020

    Categories

    • Kuriozitete
    • Lajmet E fundit
    • Shendet
    • Sport

    Meta

    • Log in
    • Entries feed
    • Comments feed
    • WordPress.org
    Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
    We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
    Cookie settingsACCEPT
    Manage consent

    Privacy Overview

    This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
    Necessary
    Always Enabled

    Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

    Non-necessary

    Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.