




Nga sot do të nisë zbatimi i ri i masave anti Covid. Ato pritet të zyrtarizohen gjate ditës nga komiteti i Ekspertëve, por duket se një prej masave që do të njoftohen, e kanë mësuar të parët pronarët e bareve dhe restoranteve.




Po licia nisi që dje në mbremje të njoftonte në çdo lokal, kryesisht në zonën e bllokut, pasi nisur që nga kjo e mërkurë mbyllja do të jetë në orën 20.00 për shkak të përkeqësimit të situatës nga Covid-19.
Në mbështetje të masave kufizuese dje u shpreh edhe akademia e shkencave. Drejtuesi i saj Skënder Gjinushi bëri kërkesën per kufizim se paku për 2 javë me qëllim që të bien infektimet. Edhe kryeministri ka folur përgjatë dy ditëve për for cim të kontrolleve dhe për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast për mbyllje totale.



