Fuga: Përse i bëni të rinjtë të besojnë se para grekërve të lashtë kanë qenë vetëm krustacët, majmunët, ose hiçi?!

Artan Fuga : Eshte e tmerrshme ta mendosh qe ne te gjithe librat e shkolles se mesme te ne, kur flitet per historine e filozofise, letersise, politikes, logjikes, madje edhe historine e shtetit, mitologjise, si origjine merret Greqia e Lashte.

Kete e kerkojne edhe programet mesimore te ministrise. Sa hap programin dhe librin te del o Zeusi, o Platoni, o Kaosi, o Homeri qe te rrefen Helenen e Trojes, o Sparta.

Une e respektoj fort mitologjine, tragjedine, filozofine e Lashte helene, aty kam gjetur perla humanizmi, logjike dhe kulture, qe me kane ndikuar per jete, por nuk mund ta pranoj kete budallallik te trashe, kete injorance pa ane e pa fund sikur gjithcka ne kulture ka nisur me greket e lashte.

Sikur edhe qyteterimi yne nuk eshte vecse nje vere e holluar me shume uje e qyteterimit helen.

A thua se filluam te mendojme pas traktateve logjike te Aristotelit. Para tyre vetem kendonim dhe bertisnim.

Perse i deziinformoni te rinjte, perse u hidhni trute e gomarit, perse i béni te besojne se para grekerve te lashte kane qene vetem krustacete, majmunet, ose hici.

Perse injoroni qyteterimet e medha parahelene ne bote dhe ne trojet epiro arberore?

C’dreqin u kane futur ne bark, tru, xhepa?