Nuk behet fjale per ndonje zone te thelle , edhe pse terreni eshte i thyer. Po udhetojme rreth 25 kilometra nga Tirana, ne fshatin Vilez, ne zonen e Zall Bastarit .
Ne kete fshat, me pamje mahnitese, jetojne sot rreth 200 familje. Nese nuk do te ishte per infrastrukturen, veshtire se ky vend kaq i bukur, do ti shpetonte vizitoreve, shqiptare apo te huaj.
Shqipëria Tjetër është një hapsirë për njerëzit e thjeshtë, për njerëzit e pamundur e shpesh të harruar.
Në thelb është ajo Shqipëri që ne shpesh kalojmë pa e vënë re dhe na duket fort e largët. Shqipëria tjetër është zëri i të vërtetës, problemeve, i zonave të largëta e të lëna mënjanë. Ne do të jemi kudo për të treguar këtë Shqipëri.