Gazetaz

  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Shendet
  • Showbiz
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home
  • Lajmet E fundit
  • Franca do ta tërheqë ambasadorin/ Tensioni me Turqinë pas deklaratave të ashpra të Erdogan për Macron

Franca do ta tërheqë ambasadorin/ Tensioni me Turqinë pas deklaratave të ashpra të Erdogan për Macron

admin
October 25, 2020 No Comments


Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës.

Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi këtë hap me sulmet e presidentit turk. Deklaratat e tij janë të “papranueshme”, u shpreh presidenca franceze për agjencinë AFP.

Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë, u tha.” Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, theksohet nga presidenca franceze. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”.

Të shtunën në një kongres të partisë së tij, Erdogan foli për “shenja shqetësuese të rritjes së armiqësisë kundër islamit në Europë”. Si shembull ai ndër të tjera mori edhe presidentin Macron, që pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty para një javë i shpalli luftë islamizmit radikal në Francë. Paty u vra nga një nxënës me rrënjë ruso-çeçene, pasi kishte treguar në orën e mësimit për të ilustruar temën e lirisë së mendimit karikaturat e profetit Mohamed. Macron kishte thënë në ceremoninë e përshpirtshme për mësuesin të mërkurën, se “ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe skicat”. Pas sulmit vdekjeprurës kundër mësuesit, autoritetet franceze kanë ndërmarrë disa aksione kundër shoqatave të dyshuara se i përkasin spektrit islamist apo janë të afërta me të. Atentatori vetë u qëllua pak pas vrasjes së mësuesit. Erdogan nuk u mjaftua me këto akuza, por vazhdoi me tone personale.

“Çfarë problemi ka ky person me emrin Macron me islamin dhe myslimanët”, pyeti Erdogan në kongres.

Macron duhet “të kontrollojë gjendjen e tij mendore”, shtoi Erdogan. Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë ftohur edhe për shkak të temave të tjera: Macron e akuzon presidentin Erdogan për përzierje masive në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut, që ka disa javë që ka shpërthyer.

Sipas Macron, Ankaraja zhvendos luftëtarë xhihadistë nga Siria për të mbështetur Azerbajxhanin. Edhe në konfliktin për kërkimet për gaz në Detin Mesdhe, Macron ka dërguar paralajmërime ndaj Erdoganit. Franca përforcoi mbështetjen për Greqinë dhe Qipron duke ofruar edhe prezencën e saj ushtarakë në rajonin detar.

Post navigation

Si rrallë më parë gruaja e Lorik Canës që na ka bërë aq shumë krenar shfaqet me dy fëmijët duke…
Deklarohet Nëna e Kacifas: Djali im është ylli që ndriçon helenizimin, do vdesim grekë

Related Articles

Putini ka νdekυr? (FOTO)

admin
May 21, 2022May 21, 2022 Comments Off on Putini ka νdekυr? (FOTO)

Jovanoviç dridh Beogradin, shiqone çka i thotë Vuçiqit në fytyrë: Ti me ni vakt thoje se ke mi vr.a 100 mu’slimane

admin
May 21, 2022 Comments Off on Jovanoviç dridh Beogradin, shiqone çka i thotë Vuçiqit në fytyrë: Ti me ni vakt thoje se ke mi vr.a 100 mu’slimane

Fundi i Perandorisë Ruse? Në Ukrainë po luhet më shumë se sa fati i Putinit

admin
May 21, 2022May 21, 2022 Comments Off on Fundi i Perandorisë Ruse? Në Ukrainë po luhet më shumë se sa fati i Putinit
Copyright 2018. All rights reserved | Theme: OMag by LilyTurf Themes
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
Cookie SettingsAccept All
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT