Ish-kreu i shërbimit informativ, Fatos Klosi është shprehur se prot.esta e 21 janarit ku humbën jetën 4 prot.estues ishte e programuar.
Klosi tha se vr.asjet ndodhën në momentin që prot.esta kishte mbaruar dhe jo kur ishte kulmi i prot.estës. Më tej ai tha se Sali Berisha e programoi këtë ngjarje që të tregonte se ishte zot në vend.
“Rastet kanë qenë të programuara nga ata që kanë armët nëpër duar. Kanë qenë vr.asje shtetërore sepse armët i kishin në dorë punonjësit e shtetit. Të gjitha faktet çojnë se ishte çdo gjë e programuar. vr.asjet ndodhën kur prot.esta kishte mbaruar. vr.asjet u bën shumë vonë, jo kur ishte kulmi i prot.estës.
Kur kam qenë në shërbim më kanë thënë se aleatët tanë në Shqipëri do të jenë me atë që vendos rendin në vend. Këtë e thanë kur Fatos Nano më 14 shtator iku në Maqedoni. Rendi iku prej duarsh. 8 vjet më vonë Berisha e programoi këtë ngjarje për të treguar se ishte ai zoti i këtij vendi, ishte ai që e mbante rendin qoftë dhe me vr.asje. Ai deshi të tregonte para opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se është zoti i vendit”, deklaroi Klosi për Euronews Albania.
12 vite më parë, mesditën e 21 Janarit, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vr.anë në prot.estën e opozitës së asaj kohe kundër qeverisë, pas publikimit të videos së Ilir Metës që bënte pazare me Dritan Priftin. Të vetmit që e pësuan për këtë masakër ishin kreu i Gardës Ndera Prendi dhe ushtari i tij Agim Llupo.
2 vite më parë policia ndërmori një akt, duke kërkuar nga Prokuroria e Tiranës riekspertim për vr.asjen e Aleks Nikës. Për të nuk ka asnjë person të ndëshkuar dhe policia kërkoi të merren në pyetje dëshmitarët dhe të analizohet skena e kri.mit. Por Prokuroria e Tiranës ndërmori vetëm një hap. plu.mbi që i mori jetën Aleks Nikës është dërguar në Itali për ekspertizë dhe nuk dihet asgjë deri më tani. / pamfleti