
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se shtrati i tyre zgjedhor dhe votat e tyre janë aty ku ai kishte zhvilluar aktivitetin e tij çlirimtar.




“Shtrati ynë është me ata që kemi bashkëluftuar e bashkëvepruar. Janë mbi 85 mijë banorë të asaj zone që e kemi ndarë të mirën e të keqe bashkë, me të gjithë ata që sot punojnë, studiojnë, por nuk e harrojnë të kaluarën e tyre. Jemi bashkë me ata që janë rritur nën breshëritë e plumbave”, ka thënë Limaj duke folur për procesin zgjedhor në të cilin gjendet aktualisht Kosova.



